У нас вы можете посмотреть бесплатно Shije Shtëpie - Pilaf me makarona elb, pulë dhe perime nga Znj.Vjollca или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. Për marinimin e mishit 4-6 kofsha pule 4 lgj vaj ulliri 1 lç piper i kuq 1 lç trumzë 1 kub magi pule Piper i zi Pak kripë Për pilafin 1,5 gotë me makarona elb 1 lgj gjalpë 1 qepë të grirë hollë 300 gr kërpudha 2 karrota 1 kub magi pule 2,5 gota ujë të nxehtë Pak kripë dhe piper i zi Kofshat e pulës duhet të jenë të pastra dhe të thata, jo me lagështirë. Në një tas bashkojmë vajin e ullirit, me erzat e marinimit. I përziejmë mirë e më pas lyejmë mirë kofshat e pulës. I vendosim në një tas apo pjatë, i mbulojmë me celefon dhe i vendosim në frigorifer 1-2 orë të marinohen mirë. Më pas ngrohim mirë një tigan. Shtojmë vaj dhe skuqim kofshat e pulës mirë nga të gjitha anët deri sa të marrin ngjyrë të skuqur. I largojmë nga tigani dhe i lëmë mënjanë. Në po këtë tigan skuqim qepën mirë, shtojmë kërpudhat dhe vazhdojmë përzierjen duke shtuar dhe 1 lugë gjelle gjalpë. Shtojmë karrotat të grira në rende dhe i përziejmë së bashku për 1 minutë. Vazhdojmë të shtojmë në tigan makaronat elb, 1 kub magi, i përziejmë për 1-2 minuta e më pas shtojmë 2,5 gota ujë të ngrohtë. I përziejmë mirë dhe sipër tyre vendosim kofshat e pulës. Mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lëmë të gatuhet në zjarr të ulët. Ose mund ti transferojmë ato nga tigani në një tavë të cilën e mbulojmë me letër alumini. Më pas e vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë për 20 minuta. Heqim letrën, e lëmë dhe 5-10 minuta të zbutur e më pas e fikim sobën. E lëmë 10 minuta të gatuhet e më pas e shërbejmë. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu