У нас вы можете посмотреть бесплатно Turistët nuk i ndahen Zvërnecit, fluks të huajsh edhe gjatë muajve të dimrit - Vizion Plus или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Subscribe: https://bit.ly/vizionplustv Web: http://www.vizionplus.tv Facebook: / vizionplustv Twitter: / vizionplustv Instagram: / vizionplustv TikTok: / vizionplustv Në zemër të lagunës së Nartës, Zvërneci vazhdon të dëshmojë se është një ndër perlat e turizmit shqiptar, duke tërhequr vizitorë nga e gjithë bota. Turistë nga Lituania, Italia, Kosova dhe vende të tjera zgjedhin këtë destinacion, jo vetëm gjatë sezonit veror, duke e shndërruar atë në një ndalesë të pandryshueshme në itinerarin e tyre të udhëtimeve. “Jemi nga Lituania dhe kjo është hera jonë e parë në Shqipëri. Gjatë udhëtimit nga veriu në jug, kemi eksploruar atraksione të mrekullueshme dhe kemi shijuar natyrën, malet, detin dhe motin e bukur. Kjo kishë këtu është veçanërisht mahnitëse! Sot është dita jonë e fundit këtu, por do të largohemi me kujtime të paharrueshme.”, shprehen turistët “Kjo është vizita jonë e parë në Ballkan. Gjatë udhëtimit nga veriu në jug kemi zbuluar vende të mrekullueshme, natyrë mahnitëse dhe një mot të shkëlqyer. Kjo kishë është një nga vendet që na ka lënë më shumë përshtypje – është vërtet e mrekullueshme!” Por ka dhe nga ata të huaj që kanë zgjedhur Shqipërinë për të jetuar, siç janë këta dy të moshuar që prej dy vitesh kanë ardhur në Vlorë. “Ne jemi nga Torino dhe prej dy vitesh jemi rezidentë pensionistë në Vlorë. Jemi rreth 3 mijë italianë këtu, disa studentë dhe disa që punojnë. sot solla një mik këtu sepse kjo zonë ka një natyrë të qetë që na pëlqen shumë. Unë jetoj këtu me gruan time dhe jemi integruar shumë mirë, sepse kemi gjetur një popull mikpritës, ashtu siç edhe ne kemi mirëpritur shqiptarët shumë vite më parë. Gjithashtu, nuk kemi pasur vështirësi me gjuhën, pasi pothuajse të gjithë këtu flasin italisht. Kam jetuar edhe në Portugali, por më pas vendosëm të zhvendosemi në Shqipëri sepse na pëlqeu shumë.” Një nga pikat më tërheqëse të Zvërnecit mbetet Manastiri i Shën Mërisë, një monument historik që tashmë është regjistruar si një nga vendet më të vizituara gjatë vitit 2024. Ky trend vazhdon edhe në muajt e parë të 2025-s, duke treguar rëndësinë kulturore të kësaj zone.