У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Tensione SHBA-Kanada. Afrimi me Kinën, Trump paralajmëron: Do i vendos tarifa 100% или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Presidenti amerikan Donald Trump, kërcënoi se do të vendosë një tarifë 100% për të gjitha mallrat kanadeze nëse kryeministri i vendit arrin një marrëveshje tregtare me Kinën.“Nëse Kanadaja bën një marrëveshje me Kinën, ajo do të përballet menjëherë me një tarifë 100% kundër të gjitha mallrave dhe produkteve kanadeze që hyjnë në SHBA”, shkroi Trump në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social. Tensionet mes Trump dhe kryeministrit kanadez Mark Carney janë përshkallëzuar ditët e fundit, pasi Carney mbajti një fjalim kundër fuqive të mëdha të botës, në forumin e Davosit. Pas kësaj, kryeministri I Kanadasë u takua me Presidentin kinez Xi Jinping dhe njoftoi se vendet e tyre kishin arritur një marrëveshje tregtare që përfshinte edhe automjetet elektrike. Në postimin e tij, Trump iu referua kryeministrit si "Guvernatori Carney" dhe shkroi se nëse "mendon se do ta bëjë Kanadanë një 'Port për Kinën që të dërgojë mallra dhe produkte në Shtetet e Bashkuara, ai gabohet rëndë". Mark Carney nuk e përmendi presidentin me emër në fjalimin e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Zvicër këtë javë, por paralajmëroi për një "këputje" në rendin botëror të udhëhequr nga SHBA-të, gjë që duket se e zemëroi Trumpin. Pas fjalimit të kryeministrit Kanadez, Trump i tërhoqi edhe ftesën Kanadasë për t'u bashkuar me Bordin e Paqes të sapokrijuar, i cili po paraqitet nga SHBA-të si një organizatë e re ndërkombëtare për zgjidhjen e konflikteve. Pamjet: AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #SHBA#Kanada#TopChannelNews