У нас вы можете посмотреть бесплатно Top News - Irani sulmon bazën ajrore turke të Inçirlikut ku SHBA mban armët bërthamore, ndërhyn NATO или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s interceptuan një raketë balistike të lëshuar nga Irani pasi ajo hyri në hapësirën ajrore të Turqisë, tha Ministria Turke e Mbrojtjes të hënën. Nuk u raportuan viktima, megjithëse mbetjet nga raketa e rrëzuar ranë në Gaziantep, një qytet i madh në Turqinë jugore. Sipas të dhënave paraprake, raketa ishte drejtuar për në aeroportin ushtarak të Inçirlikut, në turqinë jugore. Në këtë bazë të rëndësishme ajrore, shtetet e bashkuara të amerikës kanë vendosur armë bërthamore. Raketa u rrëzua nga asetet e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut në Mesdheun Lindor, tha ministria turke e mbrojtjes. Raportohet se një anije luftarake amerikane e ka rrëzuar atë. Kjo është hera e dytë që NATO ndërhyn për të rrëzuar një raketë balistike të lëshuar nga irani, në ose drejt hapësirës ajrore turke. Ankaraja më herët kishte paralajmëruar se rezervon të drejtën për t'iu përgjigjur çdo veprimi armiqësor kundër saj. "Ne theksojmë edhe një herë se të gjitha masat e nevojshme do të merren me vendosmëri dhe pa hezitim kundër çdo kërcënimi të drejtuar ndaj territorit dhe hapësirës ajrore të vendit tonë," tha ministria turke e mbrojtjes në një deklaratë. "Ne gjithashtu përsërisim se është në interesin e të gjithëve të marrin parasysh paralajmërimet e Turqisë në këtë drejtim". Pas interceptimit të mëparshëm, Ankaraja thirri ambasadorin e Iranit për të protestuar. Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan e ka paralajmëruar ndërkohë Teheranin kundër përshkallëzimit. Konflikti në Lindjen e Mesme nisi më 28 shkurt kur Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara nisën sulme të koordinuara duke synuar infrastrukturën ushtarake iraniane dhe udhëheqjen e regjimit. Që atëherë, Teherani ka kryer sulme hakmarrëse kundër Izraelit, Azerbajxhanit dhe disa shteteve të Gjirit, duke ngritur shqetësime mes aleatëve për destabilizim më të gjerë rajonal. Pamje:AFP Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#Irani#Sulmi#Bazat#Ajrore