У нас вы можете посмотреть бесплатно Konferenca Ndërkombëtare në Neuroshkencë или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Prof. Mentor Petrela: "Trajtimet mini-invazive të STROKE, standard në Shqipëri dhe Kosovë" Konferenca Ndërkombëtare në Neuroshkencë “Stroke Multimodal Endovascular” mblodhi në Prishtinë ekspertë nga Franca, Shqipëria dhe Kosova për të shkëmbyer eksperienca mbi trajtimin mini-invaziv të goditjeve cerebrale. E organizuar nga Spitali Amerikan, Shoqata Shqiptare e STROKE dhe Shoqata Kosovare e Neurologjisë, konferenca u fokusua në metodat më të avancuara të trajtimit multimodal endovaskular të insultit cerebral. Prof. Dr. Emmanuel Houdart PU PH, Shefi i Njësisë së Neuroradiologjisë Intervencionuese në Spitalin Lariboisière në Paris dhe Prof. Dr. Afrim Blyta, neuropsikiatër, theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar. Mentor Petrela MD, PhD, Chev LH, PU-PH Fr, WANS, IFAANS, nënvizoi nevojën që trajtimet mini-invazive të bëhen standard në Shqipëri dhe Kosovë. Pjesë e konferencës ishte dhe diskutimi interaktiv me raste klinike sfiduese nga eksperienca e Prof. Houdart. Ky bashkëpunim synon të sjellë inovacione në trajtimin e insulteve cerebrale dhe të rrisë kapacitetet vendase. Konferenca u mbështet nga Terumo Neuro dhe AGS Corporation, dy kompani lidere në teknologjinë mjekësore. Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan