У нас вы можете посмотреть бесплатно Pakënaqësi në PS për largimin e deputetëve nga bastionet e tyre-(23 Janar 2012) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme Arkiva 2012 Vendimi i Edi Ramës për të hequr nga bastionet e tyre anëtarët e kryesisë dhe deputetët me kontribute dhe për t'i deleguar ata në qarqe të tjera ka ngjallur pakënaqësi të bazës socialiste. Në Berat, largimi i Erion Braçes dhe zëvendësimi i tij me Namik Doklen është pritur me kritika. Socialistët konsiderojnë se kjo lëvizje nuk i shërben zgjidhjes së problemeve dhe për më tepër dobëson strukturat lokale. “Mendimi im është që tjetër Erion Braçja atje ku ka qenë. Po unë them se ai e ka vendin e tij këtu dhe ai e di se si e kanë hallin qytetarët e Beratit.” “Asambleja nuk ka marrë vendim të duhur që ka hequr Braçen nga qarku i Beratit, sepse përderisa qarku i Beratit e kërkon Braçen këtu atëherë duhet të qëndrojnë këtu, sepse ai i di më mirë rrjedhimet e Beratit, të qytetit të Beratit.” “Unë nuk e mendoj që është në interes të punës së komunitetit, largimi i atyre që janë aset i komunitetit, sepse ata i njohin më mirë hallet dhe problemet e popullit dhe shërbejnë më mirë në këtë drejtim.” Edhe socialistët e Vlorës janë shprehur kundër ndryshimeve që asambleja u bëri të deleguarve në këtë qark. Vetë kryetari i degës së Vlorës, deputeti Eltar Deda, nuk e ka fshehur shqetësimin. Në faqen e tij në Facebook ai e ka shprehur hapur kundërshtinë duke thënë se individët e caktuar nga asambleja nuk janë votëbesuar nga socialistët e Vlorës. Eltar Deda: “Përshëndetje miq, në këtë mbledhje me keqardhje u zhgënjyen socialistët e Vlorës, mendim të cilin unë bashkë me strukturat drejtuese do ta japim edhe publikisht. Të deleguarit të Asamblesë Kombëtare të caktuar në rrethin e Vlorës, 5 prej tyre janë jo banues në rrethin tonë, por akoma më keq është sepse qëllimi që mendohet se ata janë dërguar nuk i shërben punës. Nuk mund të zgjidhen problemet me individë të cilët vota e popullit nuk ua ka dhënë besimin, ashtu si edhe anëtarësia e rrethit i njeh si mbartës të konflikteve. Po kështu, kryesia e Partisë Socialiste e hoqi si të deleguar nga qarku jonë Arben Isarajn. Deri më sot, Partia Socialiste e Vlorës në të gjitha zgjedhjet ka marrë rezultatet më të larta si asnjëherë tjetër. Nuk e kuptoj pse një kthesë e tillë. Duke filluar nga nesër në seli, do të fillojmë një bashkëbisedim për të përballuar bashkë si Parti Socialiste e rrethit të gjithë problematikën, sepse është anëtarësia që vendos për çdo gjë.” Por këto reagime, kryetari socialist Edi Rama i ka quajtur si shumë zhurmë për asgjë dhe trumbetim i rremë i mediave afër pushtetit. Përmes një shkrimi në faqen e tij personale dhe atë të Partisë Socialiste, ai thotë se anëtarët e kryesisë së re janë deleguar si zakonisht për të koordinuar e monitoruar punën e partisë. Në të gjithë territorin është bërë pasi kështu është parë e arsyeshme nga vetë ai, por këto delegime të reja u pasuan me reagime edhe në mbledhjen e asamblesë. Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, siç citohet nga mediat e shkruara, ka kundërshtuar të deleguarit e rinj, duke akuzuar lidershipin për mungesë transparence. Shpëtim Gjika: “Keni sjellë pesë anëtarë të asamblesë, të cilët janë zgjedhur në Tiranë dhe jo në Vlorë. Po i sillni si me katapultë. Nuk shoh transparencë dhe një diskutim paraprak për këtë listë. Nuk e kuptoj se çfarë ndikimi do të ketë në bazën e Partisë Socialiste nëse vijnë me katapultë. I njëjtë ka qenë edhe reagimi i anëtarit të asamblesë, Ndriçim Hysa. Ndriçim Hysa: “Nuk e kuptoj përse më keni hequr nga Elbasani. Unë qenkam delja e zezë këtu, kur në Elbasan dhe Belsh kam marrë pesë mandate, por dhe gjithnjë fitues edhe në zgjedhjet vendore? S'mund të ndërpriten në këtë mënyrë investimet e mia politike në zonën time.” Sipas mediave, kritikët e këtyre lëvizjeve në asamble, Edi Rama i ka vënë përpara një fakti të kryer që nuk ka lënë shumë mundësi zgjedhjeje, o të pranojnë, o të largohen./tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni n\u00eb faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t\u2019i ndiqni edhe n\u00eb faqen https://tvklan.al/programe/