У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do nisim bambardimet, nëse... или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Presidenti Amerikan Donald Trump i shtoi deklaratat e tij kërcënuese ndaj Iranit, nëse mes dy vendeve nuk arrihet një marrëveshje për programin bërthamor iranian. Në një intervistë për rrjetin amerikan NBC Neës ai foli për dyfishim të tarifave doganore, por edhe për bombardime, në rast se Irani refuzon Shtetet e Bashkuara. "Nëse nuk arrijnë një marrëveshje, do të ketë bombardime si kurrë më parë," tha Trump duke shtuar se mes zyrtarëve amerikanë dhe atyre iranianë duhet të ketë bisedime Por përmes një deklarate publike Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, e ka hedhur mbajtjen e bisedimeve me Uashingtonin. Teherani tha ai, nuk pranon bisedimet e drejtpërdrejta, megjithëse ai la të hapur derën për bisedime të tërthorta me Shtetet e Bashkuara dhe përpjekjet për ndërtimin e besimit. “Ne nuk i shmangim bisedimet; është shkelja e premtimeve që ka shkaktuar probleme për ne deri tani. “Ata duhet të tregojnë se mund të ndërtojnë besim”, shtoi ai, duke iu referuar Shteteve të Bashkuara. Ekonomia e Iranit ka vuajtur nga sanksionet shumëvjeçare, veçanërisht pasi Trump, gjatë mandatit të tij të parë, i tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja historike bërthamore me Iranin dhe riktheu sanksionet. Teherani po kërkon mënyra për t’i lehtësuar apo hequr plotësisht ato sanksione, por refuzimi publik i letrës së Trumpit mund të çojë në trysni të re nga Uashingtoni dhe fuqitë e tjera që janë të shqetësuara nga programi bërthamor i Iranit. Mund të vendosen edhe më shumë sanksione nëse Teherani nuk arrin një marrëveshje. Me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, që pritet të skadojë zyrtarisht në tetor 2025, fuqitë botërore që janë ende pjesë e paktit kanë vetëm disa muaj kohë përpara se të humbasin aftësinë për t’i kthyer sanksionet e OKB-së ndaj Iranit. Pamje:AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Trump#Iran#TopChannelNews