У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Gjermania “me sytë” nga Kina: Kthehet sërish në partneren tregtare kyce! или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Kina është rikthyer sërish në partnerin tregtar më të rëndësishëm tregtar të Gjermanisë, dhe kjo, si për ironi, i dedikohet pikërisht politikave doganore të Donald Trumpit, për shkakun e të cilave eksportet e Gjermanisë në SHBA - kryesisht të automjeteve dhe të pjesëve të makinave - u tkurrën ndjeshëm vitin e kaluar. Sipas Entit Federal gjerman të Statistikave eksportet e mallrave "Made in Germany" për në SHBA ranë me 9.4 përqind, një pakësim ky jo i vogël. Ndërsa importet nga Shtetet e Bashkuara, në Gjermani u rritën me 2.2 përqind. Në përgjithësi suficiti i eksporteve nga Gjermania në tregtinë me SHBA-në ra në vitin 2025 në 48.9 miliardë euro, duke arritur nivelin më të ulët që nga viti 2021 i pandemisë së koronaviruesit. Suficit eksportesh gjermane do të thotë që Gjermania shet dukshëm më shumë mallra në SHBA sesa anasjelltas. Për këtë shkak presidenti Trump e vuri Gjermaninë - kryesisht eksportet e makinave - në shënjestër duke kritikuar vazhdimisht suficitet e mëdha tregtare të Gjermanisë me SHBA-në dhe duke argumentuar se ato ishin të dëmshme për ekonominë amerikane. Dhe vërtet sidomos industria gjermane e automobilave pësoi humbje të mëdha për shkak të politikave doganore të Trumpit. Eksportet e makinave dhe të pjesëve të makinave ranë nga janari në nëntor 2025 me 17.5 përqind, duke arritur një vlerë prej 26.9 miliardë eurosh. Por në të njëjtën kohë, nga janari deri në nëntor 2025 SHBA-ja humbi gjithashtu pozicionin e saj si partneri më i rëndësishëm tregtar i Gjermanisë, një pozicion që e kishin fituar për herë të parë në vitin 2024. Tani partneri më i rëndësishëm tregtar i Gjermanisë është sërish Kina. Tregtia e përgjithshme me Republikën Popullore të Kinës, pra vlera e të gjitha eksporteve dhe importeve, arriti në këtë periudhë afërsisht 230.8 miliardë euro, ndërsa ajo me SHBA-në, sic thotë DË, ishte vetëm 222,8 miliardë euro. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Kina#Gjermania#TopChannelNews