У нас вы можете посмотреть бесплатно Tv Klan - Lumenjtë dalin nga shtrati, përmbyten tokat në Korçë или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Korçë – Reshjet masive që ranë gjatë natës së kaluar kanë shkaktuar probleme në qarkun e Korçës. Çarja e argjinaturës së lumit Dunavec ka shkaktuar përmbytje në disa sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore. Autoritetet kanë evakuuar banorët dhe gjënë e gjallë, ndërsa ka mungesa të energjisë elektrike. Në fshatin Rrëmenj të Pogradecit, banorët e një familjeje kanë lënë shtëpinë në mes të natës për shkak të rritjes së nivelit të ujit. Lezhë – Në Lezhë, çarja e argjinaturës së Kune-Vainit ka përmbytur sipërfaqe të mëdha tokash. Autoritetet po punojnë për vënien e situatës nën kontroll. Kryebashkiaku Pjerin Ndreu tha se janë vetëm 3 banesa që kanë prani uji dhe se grupet e emergjencës janë në terren për të mbajtur nën kontroll situatën. Nën ujë në Lezhë gjenden sipërfaqe të tëra tokash bujqësore, siç duket edhe në këto pamje, ku në zonën e Barbullojës arrin deri në 1 metër. Gjirokastër – Probleme me qarkullimin ka edhe në qarkun e Gjirokastrës, ku ka pasur rënie të inerteve në rrugë për shkak të reshjeve. Më problematike janë akset Kardhiq–Delvinë, pranë tunelit të Skërficës, por edhe rruga e Qafë Botës dhe e Delvinës. Vlorë – Sot ka nisur tërheqja e ujërave të Vjosës, por për shkak të prurjeve të larta janë evakuuar 10 familje në Selenicë dhe Mifol të Vlorës. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: [email protected] Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/