У нас вы можете посмотреть бесплатно BE coffee - BE Coffee! (25 nentor 2018) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
www.tvklan.al Spektakel humori nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN me Besart Kallaku, Erion Isai & Olsi Bylyku; Shefi i kuzhinës Renato Mekolli ishte i ftuar këtë të diel për Çaj në BE Caffee, tek e “E Diela Shqiptare”. Renato ka nxjerrë dy libra, “Sekretet e shijes” dhe “50 shijet e pastave”. I pyetur nga Bes Kallaku sesi janë “50 hijet e Renatos” ai tha se janë shumë mirë. Bes Kallaku: Si janë “50 hijet e Renatos”? Renato Mekolli: Janë kaq mirë sa s’ka ku të shkojë më…. Në emisionin e tij, Renato nuk tregohet dhe aq i dashur me konkurrentët, por premton se në fund do të zbutet. “Do zbutem edhe unë nga i fundit”, tha Renato. Lidhur me restorantin e tij, Renato tha se ai është dashuria e tij e parë dhe e vetme. Për Çaj në BE Caffee, shef Renato tregoi dhe një histori që nuk ja uron askujt ta përjetojë. I ndodhur në një bankë në Greqi, ai është përballur me hajdutët e maskuar të cilët nën kërcënimin e armës vodhën kasafortën. Renato kishte shkuar për të derdhur një sasi parash dhe ajo që i erdhi në mendje, pasi pa grabitësit ishte të fshihte lekët. Po ku? “Është vërtetë dhe është shumë e frikshme, mos ju ndodhtë. Kam qenë në bankë dhe u futën dy veta të maskuar dhe të gjithë ne që prisnim u frikësuam dhe zbritëm poshtë karriges. Njëri nxori pistoletën dhe pasi u ula poshtë gjëja e parë që më erdhi ishte të fusja lekët në brekë”.