У нас вы можете посмотреть бесплатно Ora News - Tentativë trafiku ? Grekëve u ikën skafi, policisë shqiptare i shpëtojnë skafistët или скачать в максимальном доступном качестве, которое было загружено на ютуб. Для скачивания выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#rtvora #oranews Dy skafe të fuqishme erdhën nga Greqia drejt Shqipërisë në një tentativë të dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike, sipas dyshimeve të para. Por pas disa orësh det, një mjet i shpëtoi ndjekjes duke u kthyer në ujërat greke, ndërsa policisë shqiptare i shpëtuan trafikantët të cilët e braktisën mjetin në brigjet e Vlorës. Ky skaf i braktisur në brigjet e plazhit të vjetër në Vlorë ishte nisur nga Greqia drejt Shqipërisë, njëherësh me një mjet tjetër të ngjashëm në një tentativë të dyshuar trafikimi. Mjetet e fuqishme lundruese janë pikasur nga avionët e Frontex dhe më pas ka nisur një operacion i gjërë për kapjen e tyre mes Policisë së Shtetit, Frontex-it, GDF-së dhe rojës bregdetare, Ata kanë qenë në ndjekje prej orës 16:00 të së mërkurës deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur njëri prej mjeteve është kthyer për në Greqi, ndërsa i dyti i është afruar brigjeve shqiptare. Skafistët kanë arritur të afrohen në brigjet e Vlorës dhe aty kanë braktisur mjetin duke i shpëtuar arrestimit nga forcat e policisë që sipas njoftimit zyrtar po i ndiqnin lëvizjet nga deti ajri e toka. Policia thotë se gjatë kontrollit në mjet nuk është gjetur asnjë send apo material i kundërligjshëm. Por dyshimet e forta janë për një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike Skafi i kapur në Vlorë është 10 metra i gjatë dhe i pajisur me 3 motorë të fuqishëm! Sipas të dhënave të para ai nuk rezulton i regjistruar në regjistrat detarë shqiptarë, çka ka përforcuar dyshimet e tentativës së trafikimit. Policia thotë ndërkohë se po vijon hetimin për të zbuluar personat e përfshirë në këtë ngjarje. Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/vlore-bllo... Follow RTV Ora Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE www.oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp