У нас вы можете посмотреть бесплатно Top News - Murat Jashari, presidenti ideal / Albin Kurti: Është figura më unifikuese për postin или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha të dielën se beson që Murat Jashari, nga familja e heroit Adem Jashari, do të ishte figura ideale për postin e presidentit dhe nëse për partitë politike në Kosovë do të jetë e pamundur të gjendet një figurë unifikuese, atëherë secila parti duhet të ketë kandidatin e vet. Murat Jashari, djali i Rifat Jasharit, vëllait të Adem Jasharit, dhe anëtarë tjerë të familjes, e kanë bërë të qartë më herët gjatë javës se nuk kanë ambicie për postin e presidentit, dhe një post të tillë do ta shqyrtonin vetëm një rast të ndonjë gjendjeje të jashtëzakonshme apo lufte civile. Kurti ka thënë se duke marrë për bazë situatën aktuale gjeopolitike në botë, ai beson se vendit i duhet “një figurë që u bën ballë shtrëngatave” me të cilat përballet shteti, prandaj sipas tij, Murat Jashari “do të ishte zgjedhja e duhur në momentin e duhur” dhe vazhdon të mbetet rasti ideal. “Bindja ime ka qenë dhe vazhdon të mbetet se një figurë, profesor e personalitet si Murat Jashari, do të gëzonte mbështetje gjithëpartiake, do të ishte nder për republikën, stabilitet për institucionin dhe siguri për kombin. Rrethanat gjeopolitike, lufta në Ukrainë, konflikti SHBA-Iran dhe tensionet në Lindjen e Afërt dhe të Mesme, si dhe kërcënimet e njëpasnjëshme nga Serbia, përfshirë agresionin terrorist në Banjskë, sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, dhe kërcënimet e përditshme nga fqinji ynë verior kërkojnë një moment reflektimi”, tha Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së. Presidentja aktuale, Vjosa Osmani ka thënë se dëshiron edhe një mandat tjetër, por Lëvizja Vetëvendosje, e cila e pati kandiduar për mandatin e parë, tani nuk e përmend emrin saj. Edhe partitë opozitare duket se nuk e mbështesin atë duke qenë se rast pas rasti e kanë kritikuar për njëanshmëri. Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#Jashar#Murat