У нас вы можете посмотреть бесплатно "Kafsha që jep shpirt" nga Philip Roth – Edon Qesari | "Bibliotekë" nga Arta Marku или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
AI është një pedagog universiteti, një njeri me një përmasë të theksuar kulturore, gjithashtu një figurë publike për shkak të programeve televizive mbi letërsinë dhe artin që drejton rregullisht prej disa vitesh. AI është një burrë joshës, veçmas për studentet e veta me të cilat nuk ngurron të ketë lidhje të afërta ama vetëm pasi ato e kanë dhënë provimin e fundit. AI e ka zakon që t’i ftojë studentët, të gjithë, në shtëpinë e tij pas provimit të fundit ku shijojnë verë, njëherësh me diskutimet mbi letërsinë, artin dhe kulturën në përgjithësi. AI është një bir i revolucionit seksual të viteve ’60 dhe prej asaj kohe e ka jetuar jetën e vet intime si një aventurë e cila i ka mundësuar gjithnjë të ndihet i lirë. DANIEL KEPESH sapo i ka kaluar të 60-tat kur e sheh veten në një lidhje që kurrë nuk e kish imagjinuar më parë. Studentja e tij kubane Konsuela Kastijo është pak mbi 20 vjeçe. Në mes kanë 40 vjet, por krijohet një lidhje intime, megjithatë. Nuk është as lidhja e parë me një studente të re e as lidhja e vetme në po të njëjtën kohë por, për herë të parë profesori përballë Konsuelës, fillon të njohë disa ndjenja ekzistencën e të cilave e dinte vetëm teorikisht: PASIONIN, nevojën për ZOTËRIM; XHELOZINË dhe frikën e HUMBJES. Për herë të parë profesori fillon të reflektojë mbi PLEQËRINË e sidomos mbi VDEKJEN. A mos ndoshta profesori që i ka kaluar të ’60-tat po ndihet si një KAFSHË QË JEP SHPIRT? A mos po e bën të ndihet kësisoj një vajzë e re në krah? A mos është rasti i ballafaqimit mes dikujt që përpara ka shumë më pak se ç’ka lënë pas me dikë që pas ka shumë më pak sesa ç’ka përpara? Me gjasë nuk është krejt kështu. Nëse të gjithë e dimë me siguri se çfarë është pas, kurrë nuk mund të jemi të sigurt për atë që është përpara: më pak apo më shumë, kur flitet për të nesërmen, është një gjë e panjohur… …Për romanin e shkrimtarit amerikan Philip Roth, me përkthyesin Edon Qesari. "Bibliotekë", një emision kulturor nga Arta Marku. Një hapësirë kushtuar librit. Bashkëbisedime me autorë e përkthyes. Çdo të premte në orën 15:00 në RTSH 1. Autore dhe moderatore: Arta Marku. Për më shumë vizitoni: https://www.rtsh.al/ Subscribe to "Radio Televizioni Shqiptar" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: / @radiotelevizionishqiptar For more content from click HERE: https://www.rtsh.al/ Like RTSH on Facebook HERE: / rtshradiotelevizionishqiptar Follow RTSH on Instagram HERE: / rtshqiptar #Bibliotekë#RTSH#RadioTelevizioniShqiptar