У нас вы можете посмотреть бесплатно Paulina Hoti: Bojkoti i Topit në Lezhë, një trillim banal dhe mashtrim publik-(4 Mars 2012) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme Arkiva 2012 Paulina Hoti: “Në këtë organizim të shkëlqyer të Bashkisë së Lezhës, për herë të parë që nga viti 1444, morën pjesë qytetarë dhe udhëheqës nga të gjitha viset shqiptare. Në këtë festë munguan zoti Topi dhe zoti Rama. Për bojkotin e festës zoti Topi, që nuk i konfirmoi asnjëherë autoriteteve të Lezhës ardhjen në këtë festë u deklaroi të huajve dhe mediave ndërkombëtare se ai nuk do të shkonte me datë 2 Mars në Lezhë, pasi Partia Demokratike e Lezhës do të organizonte një protestë kundër tij, kurse shqiptarëve u serviri motivin tjetër bajat sipas të cilit anuloi pjesëmarrjen, pasi nuk ishte lejuar të fliste. Ndërsa zoti Rama deklaroi se nuk kishte marrë ftesë për festimet në Kuvendin e Lezhës. Unë jam sot këtu për të deklaruar me përgjegjësi të plotë se pretendimi i zotit Topi se me 2 Mars Partia Demokratike e Lezhës do të organizonte një protestë kundër tij është pjellë e një fantazie të sëmurë, trillim banal identik me mashtrimin e tij të mëparshëm, siç ishte ai që ligjin e lustracionit nuk e ktheu, pasi ishte përgatitur ta gjuanin me gurë dhe me vezë. Lezhjanët nuk do të prishnin për asnjë çmim dhe asnjëherë ditën e krenarisë së tyre dhe të mbarë shqiptarëve. Ky trillim është identik me atë që e detyroi zotin Topi që jo vetëm të mos marrë pjesë në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Tiranë, por dhe të akuzojë fill pas këtij inaugurimi se nuk e kishte ftuar ambasada në këtë ceremoni. Zoti Topi këtë mashtrim e përsëriti edhe të nesërmen, por kur mediat e pavarura gjetën dokumentin e firmosur nga presidenca se faktonte se ai kishte ftesë, ai u detyrua të përgënjeshtrojë vetveten. Ndërsa për mashtrimin tjetër për konsum të brendshëm se ai nuk shkoi në Lezhë, sepse nuk u lejua të fliste këtë ia beson vetëm ndonjë zëdhënës i Edi Ramës. Bamir Topi nuk kishte konfirmuar asnjëherë pjesëmarrjen në festimet e Lezhës pasi duket se jo bashkia e Lezhës, por motive të thella personale nuk e lejuan të fliste atë ditë në atë vend. Motivet që shpjegohen qartësisht nga Edvin Rama në editorialin e tij të sotëm. Ndërsa përsa i përket pretendimit të Edi Ramës se ai mungoi pasi nuk kishte marrë ftesë, është i vërtetë sa dhe pretendimi i Bamir Topit se nuk kishte marrë ftesë nga Ambasada e Kosovës.”/tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni n\u00eb faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t\u2019i ndiqni edhe n\u00eb faqen https://tvklan.al/programe/