У нас вы можете посмотреть бесплатно Fama në TikTok, "mbreti i Gjokanës": Të gjithë nga fshati janë, lëre ç'bëjnë или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Udhëtimi i “Histori Shqiptare” në Tv Klan në Lazarat vijon drejt maleve, konkretisht drejt atij të Sopotit për t’u ndalur në një stan. Atje, i pret Viron Difo, një 30-vjeçar që tre muaj qëndron i vetëm në stan duke u kujdesur për dhitë, për punët e përditshme që në orët e para të mëngjesit e deri vonë në darkë. Por këtë jetë e ka zgjedhur me shumë dëshirë. Dashuria për bagëtinë e ka shoqëruar që në vegjëli pasi e mësoi nga i ati dhe as nuk e mendon një jetë tjetër. Gjatë kohës që qëndron në stan, Vironi mban lidhjet me botën moderne përmes një prej platformave sociale më të përdorura, TikTok-ut ku njihet si “mbreti i Gjokanës”. Alma Çupi: Je i famshëm fare në TikTok! Viron Difo: Jam se shikojnë këto, dhitë, qentë, kafshët. Alma Çupi: Futesh në ‘live’, se ç’bën. Viron Difo: Futem ‘live’ kur mjel ndonjëherë dhitë, hedh ndonjë video, i pëlqejnë të tërë se të gjithë me këto janë rritur, le ç’bëjnë që kapardisen... me këto e kanë udhën. Alma Çupi: Nga fshati janë të tërë. Viron Difo: Nga fshati. Ka nxjerrë djem esnafë. Alma Çupi: Kur e ke hapur TikTok-un, sa kohë ka? Viron Difo: Kush e mban mend, sikur jemi ne të rrjeteve sociale. Alma Çupi: TikTok-un e përdor më shumë për të komunikuar me njerëzit? Viron Difo: Po jo, hedh edhe këto videot se duan shokët, hidh ndonjë video andej nga mali se kënaqen, më duan. Alma Çupi: E bukur fare! Edhe e ke vënë emrin e TikTok-ut “mbreti i Gjokanës”. Viron Difo: Po ja, unë jam këtu. Alma Çupi: S’ka njeri tjetër jo. #HistoriShqiptare #AlmaÇupi #TvKlan | Historitë vijnë nëpërmjet xhirimeve në terren, duke treguar në detaje gjithë punën e njerëzve, duke i bërë model për të gjithë ata që ndjekin këtë emision të Alma Çupit. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/