У нас вы можете посмотреть бесплатно Klan News - Trump nënshkruan udhrin për tarifën e re globale 10 % или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka vendosur një tarifë të re globale prej 10% për të zëvendësuar ato që u rrëzuan nga Gjykata Supreme. "Është nder i madh për mua që sapo kam nënshkruar, nga Zyra Ovale, një Tarifë Globale prej 10% për të gjitha vendet, e cila do të hyjë në fuqi pothuajse menjëherë. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje", u shpreh Donald Trump, Presidenti i SHBA-ve. Duke e konsideruar të tmerrshëm vendimin e gjykatës, ai kritikoi ashpër trupën gjykuese që hodhën poshtë politikën e tij tregtare. "Ata anëtarë të Gjykatës Supreme që votuan kundër metodës sonë shumë të pranueshme dhe të duhur të TARIFAVE, duhet të turpërohen. Vendimi i tyre ishte qesharak, por tani fillon procesi i përshtatjes dhe ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të marrë edhe më shumë para sesa merrnim më parë", pohoi Trump. Presidenti e zbuloi planin menjëherë pasi gjyqtarët i konsideruan të jashtëligjshme shumicën e tarifave globale që Shtëpia e Bardhë njoftoi vitin e kaluar. Në një vendim 6-3, gjykata vendosi se presidenti kishte tejkaluar kompetencat e tij. Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Trump tregoi se rimbursimet nuk do të vinin pa një betejë ligjore, duke thënë se priste që çështja të mbetej e bllokuar në gjykatë për vite me radhë. Ai njoftoi se firmosi urdhërin për tarifën globale 10 % duke përdorur Seksionin 122 të Aktit të Tregtisë të vitit 1974. Sipas tij, edhe tarifat e vendosura më parë do të mbeten në fuqi të plotë. “Të gjitha tarifat e sigurisë kombëtare sipas Seksionit 232 dhe tarifat ekzistuese të Seksionit 301 hyjnë në fuqi menjëherë, ato ekzistojnë, janë aty, mbeten në fuqi dhe efekt të plotë. Kam nënshkruar urdhrin për të vendosur një tarifë globale prej 10 % sipas seksionit 122, mbi tarifat tona normale që tashmë janë duke u aplikuar. Ne gjithashtu po bëjmë disa hetime sipas Seksionit 301 dhe të tjera për të mbrojtur vendin tonë nga praktikat e padrejta tregtare të vendeve dhe kompanive të tjera”, u shpreh Trump. Vendimi i Gjykates Supreme konsiderohet një fitore e madhe për bizneset dhe shtetet amerikane, që kishin dalë kundër këtij detyrimi, duke hapur derën për miliarda dollarë rimbursime tarifash. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: / klannews Follow @klannews on Instagram: / tvklannews #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan