У нас вы можете посмотреть бесплатно Tv Klan - Zbardhet takimi Rama - Costa në Bruksel или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Ecuria e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian ishte në fokus të darkës që Kryeministri Edi Rama pati me Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, mbrëmjen e së hënës në Bruksel. Në një reagim për Klan News, zyra e shtypit e Presidentit Costa u shpreh se është me rëndësi mbështetja dhe konsolidimi i përpjekjeve të bëra prej vitesh. “Presidenti Costa priti Kryeministrin Rama në një darkë pune. Ata patën një diskutim të mirë të përqendruar në hapat e ardhshëm të Shqipërisë në rrugën e saj të anëtarësimit në BE. Shqipëria ndodhet në një moment kritik. Janë bërë përpjekje të rëndësishme gjatë këtyre viteve. Tani këto përpjekje duhet të mbështeten dhe të konsolidohen”. Në reagim përmendet edhe angazhimi i kreut të qeverisë shqiptare, Edi Rama, i cili është ndalur te reformat në sistemin e drejtësisë dhe lufta ndaj korrupsionit. “Kryeministri Rama konfirmoi se reformat kyçe, veçanërisht në gjyqësor, të drejtat themelore dhe luftën kundër korrupsionit, mbeten përparësi kryesore. Presidenti Costa riafirmoi mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për përpjekjet e Shqipërisë për t’i çuar përpara reformat kyçe”. Shqipëria ka çelur të gjithë grupkapitujt dhe synon mbylljen e tyre brenda vitit 2027, me qëllim anëtarësimin në Union në vitin 2029. Vendimin përfundimtar do ta marrë Këshilli Europian, i cili është edhe organi më i lartë vendimmarrës, i përbërë nga krerët e 27 shteteve anëtare. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/