У нас вы можете посмотреть бесплатно Shije Shtëpie - Patate me spinaq dhe djathë (në furrë) nga Znj. Vjollca - Tv Klan или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. 1 kg patate 500 gr spinaq 2 thelpinj hudhër 1 qepë 1 spec i kuq Kripë dhe piper i zi 1 lç piper i kuq Beshamel 2 lgj gjalpë 2 lgj miell 400-450 ml qumësht Kripë, piper i zi, arrë moskat Fillimisht qërojmë patatet, i presim ato në kubikë mesatarë e më pas i vendosim në një tenxhere me ujë. Shtojmë kripë dhe i lëmë patatet të ziejnë për 15 minuta. I kullojmë dhe i vendosim në një tepsi të lyer me pak vaj. Përgatisim beshamelin, shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim miellin për 5 minuta. E shuajmë me qumësht dhe e përziejmë vazhdimisht deri sa beshameli të marrë valë. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi e arrë moskat dhe shtojmë gjysmën e beshamelit mbi patate. I përziejmë dhe lëmë tavën mënjanë. Në një tigan ngrohim vajin dhe kaurdisim vajin për 1 minutë, hudhrën e grirë e më pas qepën të grirë hollë. E përziejmë sa të zbutet pak. Shtojmë specin e kuq në kubikë. Vazhdojmë përzierjen e në fund shtojmë spinaqin e pastruar dhe të grirë. Sapo spinaqi të ulë volumin shtojmë pak kripë, piper të zi dhe pak piper të kuq dhe e përziejmë për 2-3 minuta e më pas lugë lugë mbulojmë gjithë sipërfaqen mbi patate. E mbulojmë në fund me beshamelin e mbetur dhe djathë të verdhë të grirë. Vendosim tavën në furrë, në temperaturë 180 gradë deri sa djathi të shkrijë dhe të marrë një ngjyrë të artë, rreth 20-25 minuta. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu