У нас вы можете посмотреть бесплатно Hakmarrja i merr jeten 18 vjecarit Agron Hakaj (24 Qershor 2000) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme Arkiva 2000 Kjo rrugë e pashtruar të çon në qendër të fshatit Nikël në Krujë. Pikërisht këtu sapo kishe dalë nga një bilardo mbrëmë vonë rreth orës 23:00, është vrarë Agron Haka 18 vjeç, pjesëtar i fisit të njohur bashkë me një kushëririn e tij moshatar brenda në një makinë. Këtu jemi në oborrin e shtëpisë së Agronit. Të afërm dhe të njohur ishin mbledhur sot pasdite në varrimin e zakonshëm të lamtumirës. Ndërsa burrat mërzinë e kalojnë me cigare në gojë, brenda gratë kanë vënë kujën për vdekjen e djalit të tyre. Sapo kishte mbushur të 18-tat, Agroni kishte hedhur mirë shtat duke i dalë krahë dhe shtëpisë, por breshëria e gjatë i këputi në mes jetën e re mbrëmë vonë duke e çuar në 11 numrin e të vrarëve burra nga fisi i Rremë Hakës vetëm brenda dy vitesh. Rrobat e tij të gjakosura ishin lënë në oborr të shtëpisë. Megjithëse pjesëtari i fisit tashmë në gjakmarrje, vrasja e 18 vjeçarit Haka dhe kushëririt të tij ishte një gabim shenjëstre nga autorët e vrasjes. Të afërmit e Agronit thonë se të afërmit nuk donin të vrisnin atë pasi nuk kishin me të konflikt, por të zotin e makinës Lamça, që Agroni për fatin e tij të keq e mori për të dërguar në shtëpi nipin e tij. Edhe familja e vrasësve kishte dërguar fjalë sot sipas zakonit, por duke shtuar se gjithçka ishte aksidentale dhe nuk donin të vrisnin Agronin./tvklan.al Gazetar: Eduart Frangaj SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/