У нас вы можете посмотреть бесплатно Data Stories- 6 shkurt 2014 - Fiket Vaçe Zela, më e madhja e muzikës shqiptare или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Vaçe Zela – këngëtarja më e madhe e të gjitha kohërave e muzikës shqiptare, e mbylli me jetën më 6 shkurt të vitit 2014 në Bazel të Zvicrës, ku jetonte bashkë me familjen. Vaçe Zela u lind në qytetin e Lushnjës nga prindër me origjinë nga Skrapari dhe qysh në fëmijëri tregoi prirje për këngën dhe muzikën, duke marrë pjesë në aktivitete që kryente Shtëpia e Pionierit e këtij qyteti. Sipas rrëfimit të vëllait të saj, këngëtarit Hysni Zela, “Vaçja e vogël këndonte në bahçen përpara shtëpisë dhe arrinte të bënte vokalica. Këndonte çdo lloj këngësh, shqiptare e të huaja. Si talent u zbuluan në Shtëpinë e Pionerit, nga ku e kërkuan të shkonte në Tiranë” Në Tiranë, kur ishte vetëm 15-vjeçe, Vaçe Zela konkurron për në Liceun Artistik, por, për habi, nuk e fiton konkursin. Për këtë arsye ajo detyrohet të ndjekë gjimnazin, derisa fitoi konkursin në Institutin e Arteve, në degën dramë. Por edhe këtë shkollë nuk e përfundon, pasi angazhimet si këngëtare, por edhe problemet familjare nuk ja mundësojnë. Suksesi kishte ardhur shumë shpejt, ishte momenti kur Vaçe Zela bëri atë shkëputjen e madhe si një këngëtare e klasit të padiskutueshëm. Në vitin 1956 dokumentohet që Vaçe Zela të jetë përzgjedhur si pjesë e një grupi artistësh të rinj, të cilët përfaqësuan Shqipërinë në Festivalin Ndërkombëtar të Rinisë në Moskë. Suksesin final Vaçe Zela e arrin në vitin 1962, kur fiton Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar, me këngën “Fëmija i parë” – një interpretim që dëshmoi lindjen e një ylli të vërtetë të skenës. Më tej gjithçka do të ishte udhëtimi i një legjende. Vaçe Zela është vlerësuar jo vetëm për zërin natyral dhe të fuqishëm, por edhe për çlirimin e emocioneve të forta njerëzore, që shoqëronin interpretimin. Ajo e ndiente aq shumë këngën, sa shpesh dukej sikur qante bashkë me të. Me kalimin e viteve Vaçe Zela bëhet simboli i muzikës shqiptare, duke fituar gjithsej 11 çmime të para në Festivalin e Këngës – një rekord që ka gjasa të mos thyhet kurrë. Ndër këngët më të pëlqyera të saj janë, “Lemza”, “Valsi i lumturisë”, “Djaloshi dhe shiu”, “Buka e duarve tona”, “Trëndafil i çelur në shkurt”, “Këngë për motin”, “Mallëngjimi”, “Ç’u bë kjo zemër”, etj. Veç muzikës së lehtë, Vaçe Zela përjetësoi dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj, madje edhe një numër filmash artistikë të kohës, kanë zërin e saj, si pjesë të vilës melodike. Zëri dhe përformanca e Vaçe Zelës do të shoqëronte pothuaj të gjithë grupet e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve jashtë vendit, qoftë në vendet e Lindjes Komuniste, qoftë në Europën Perëndimore. I vëllai, Hysni Zela rrëfen se si në Greqi, Vaçja kishte mahnitur spektatorët me një këngë të gjuhën greke. “Në sallë kishte 2 mijë spektatorë. Kur këndoi Vaçja, salla u ngrit në këmbë. Shfaqja mbaroi dhe Vaçja shkoi direkt në garderobë. Ishte bërë e bardhë borë. Duket se i harxhoi të gjitha turbinat e trupit”. Vaçe Zelën e nxorën në pension në moshën 45 vjeçare, në vitin 1984, kur ishte një këngëtare e pjekur dhe, për më tepër, e pazëvendësueshme. #mcntv #mcn #datastories #ferdinanddervishi #histori #ngjarjethistorike #VaceZela #IkonaEMuzikesShqiptare #LegjendaEMuzikes #ZeriIArit #MuzikaShqiptare #FestivaletEKenges #HistoriaEMuzikes #KultureShqiptare #ArtShqiptar #Lushnja #Skrapari #RTSH #FëmijaIPare #AnsambliIKengeveDheValleve #TrashëgimiKulturore #YllISkenes #ZeriQeNukShuhet