У нас вы можете посмотреть бесплатно 2018 04 14 Stuttgart Gjergj Kastrioti Skënderbeu или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Në vazhdën e kremtimit të 550 vjetorit të vdekjes së kryeheroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu,Teatri shqiptar në Amerikë me projektin teatror \GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU\, pas shfaqjeve të suksesshme në Zagreb, Vjenë, Lucern, Gjenevë dhe Paris, vazhdon me prezantimet tani edhe në Itali dhe Gjermani. Vetëm të shfaqurit e Gjergj Kastriotit Skënderbeut para nipave, mbesave, stërnipërve dhe stërmbesave na kujton e shpie tek Moti i Madh i Arbërit, ajo periudhë e ndritur dhe plotë lavdi kur një popull i vogël i bëri ballë, luftoi trimërisht dhe triumfoi ushtarakisht gati në të gjitha betejat me barbarët falë strategjisë luftarake të atij burri të madh që kaloi përtej dimensioneve të heroit, mitit dhe legjendës. Shfaqja e dramës Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Frasnita, Lungra, Çivita, Kozencë, Piana Degli Albanesi dhe San Giorgio Albanessi rimotivon arbëreshët që më shumë se 550 vite mbajnë të ndezur flakën e atdhedashurisë duke e ruajtur gjuhën shqipe arbërisht me bindje shqipërisht. Ky turne i Teatrit shqiptar në Amerikë, me nëntë shfaqje brenda dy javësh, është historike për hir të dimensionit me një shtrirje vizionare dhe kombëtare, me qasjen e aktualitetit si realizim i qëlluar dhe me cilësi të larta artistike që prin në shënimin e jubileut të rëndësishëm duke dhënë mesazhe të qarta në favor të ngritjes së dinjitetit kombëtar. Kjo shfaqje padyshim se shënon një ngjarje kulturore e artistike dhe tingëllon bindshëm shqipërisht për gjeneratat që trokasin drejt ardhmërisë me identitet të qartë kombëtar. Drama “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” është shkruar nga Xhevat Limani i cili shfaqet edhe si regjisor bashkë me aktorin holivudian, Michael Tylo. Në rolin e Skënderbeut paraqitet Xhevat Limani. Donikën e ka realizuar sopranoja Era Hoxha. Në rolin e Vojsavës prezantohet Merita Çoçoli, ndërsa si zëra në rolet e Sulltanit, Papës, Mbretit Ferdinand, etj., paraqiten Vebi Qerimi, Luan Daka, Hamdi Rashidi etj. Skenograf është Kristaq Kapedani, ndërsa kostumet i ka punuar stilisti Fadil Sahiti. Kompozitorë të muzikës janë: Aleksandër Peçi dhe Elvis Peçi, ndërsa piktor i dekorit Enkel Dika. Elementet koreografike janë fryt i koreografit Altin Naska. Përkrenaren dhe shpatën e modeloi Lenny Cassio . Shfaqjet do të kenë këtë itinerar: 1 prill në Frascineto Kalabri Hapja e festës së Pashkëve me vallen e Skënderbeut 3 prill në Frascineto shfaqet drama GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU në sheshin “Albania” Ora. 20:30 4 prill në Çivita GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU në Eccomuseo Palazzo Castellano Ora 18:00 5 prill në Lungro GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU Cassa della Musica “V. Stratikoi” Ora 21:00 6 prill në Kozencë GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU Ora 17:00 8 prill në Piana Degli Albanesi GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU Teatro del Seminario Ora 21:00 9 prill në San Giorgio Albanesi GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU ORA 20:00 14 prill në 2018 Shtutgart -Gjermani në LIEDERHALLE-Stuttgart Ora 19:00 “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” shfaqet në kuadër të programit kulturor të qytetit të Shtutgartit dhe në organizim të të gjithë shoqatave shqiptare të bashkuara