У нас вы можете посмотреть бесплатно Stop/ Drejtoria e spitalit bën punësim fiktiv, imazheristët duhet të kthejnë lekët - 18 Prill 2025 или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. Seit Asllani dhe Naim Allmeta janë dy teknikët e imazherisë së spitalit të Bulqizës, punonjës prej 32 e 24 vitesh.Të dy punonjësit tregojnë, se prej një viti merrnin një shtesë page prej 120 mijë lekësh të vjetra dhe në muajin qershor vjen auditi nga Ministria e Shëndetsisë, që konstaton, se janë paguar në shkelje. Nga drejtoresha e spitalit u është thënë, se do të duhet të kthejnë lekët dhe bëhet fjalë për 2 milionë lekë. Ata shprehen të shqetësuar, pasi detyrohen të mbulojnë 24 orë shërbimin e imazherisë, duke qenë, se në zonë ndodhin edhe aksidente në miniera.Pas verifikimet të dokumentacionit për personelin mjekësor dhe jo mjekësor, është konstatuar, se nuk ka pasur grafikë shërbimi dhe nuk janë specifikuar turnet në listë prezencë.Në përfundim theksohet, se janë paguar në shkelje dy teknikët e imazherisë, me shtesën për natyrën e vecantë të punës.Drejtoresha e spitalit Brunkita Rama thotë, se dy imazheristët janë paguar me urdhër të drejtorit të mëparshëm.Auditi ka lënë detyrë, që të analizohet efekti financiar, që ka shkaktuar kjo pagesë.Drejtoresha Brunkita Rama na thotë, se dy punonjësit mbulojnë shërbimin e urgjencës, por nuk përfshihen në strukturën e urgjencës. Për t’u dhënë pak më shumë kohë pushim dhe leje, punësohet një teknike imazherie, por mesa duket vetëm në letra, pasi askush nuk e njeh Megi Cilmetën SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/