У нас вы можете посмотреть бесплатно Edicioni i Lajmeve Tv Klan 13 Mars 2026, ora или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme, #edicioniinformativ ora 23:30, 13 Mars 2026 #TvKlan #klanlajme Spiker: Reis Çiço Headlines “Balluku”, Rama: Debate me disa partnerë, por s’ka frenim drejt BE. Porto Romano nuk do të ndalet Kryeministri Rama thotë se është gënjeshtër që vendimi i Kuvendit për Ballukun do të pengojë integrimin. Në një konferencë me gazetarët, ai tha se ka pasur faktorë që kanë bërë presion kundër ndërtimit të portit të Porto Romanos, duke theksuar se projekti nuk do të ndalet. Berisha: Rama për Ballukun, për lëkurën e tij, ia mbylli dyert drejtësisë Lideri i opozitës Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se e mbrojti Ballukun duke ia mbyllur dyert drejtësisë, me synimin për të shpëtuar edhe veten e tij. Ai akuzoi qeverinë se ka abuzuar me fondet prej 12 miliardë eurosh të parashikuara për investimet në infrastrukturë. Avokatët e huaj të Veliajt rendisin shkeljet në gjyq: iu mohua njohja me dosjen dhe kontakti me mbrojtësin Studioja e huaj ligjore që mbron kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ka renditur një sërë shkeljesh që, sipas saj, janë bërë deri tani në proces. Avokatët shprehen se Veliajt iu mohua njohja me dosjen hetimore dhe nuk pati mundësi të takonte avokatët. Rreth 3 mijë shqiptarë në Lindjen e Mesme. Hoxha: S’kemi mbyllur asnjë përfaqësi diplomatike Rreth 3 mijë shqiptarë janë rezidentë në vendet e Lindjes së Mesme të përfshira nga konflikti. Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, tha se po mbahen kontakte të vazhdueshme për të garantuar sigurinë e tyre. SHBA jep 10 milionë USD për “kokën” e Khameneit dhe të nëntë zyrtarëve të lartë të Iranit Në ditën e 14-të të konfliktit në Lindjen e Mesme, SHBA kanë ofruar si shpërblim 10 milionë dollarë për dhënien e informacionit mbi vendndodhjen e liderit të ri suprem të Iranit, Moxhtaba Khamenei, por edhe të 9 figurave të larta të shtetit islamik. Panairi i Francës, interes i lartë nga investitorë e arkitektë në pavijonin e Shqipërisë Pavijoni i Shqipërisë në Panairin Ndërkombëtar të Pasurive të Paluajtshme në Kanë të Francës po tërheq vëmendjen e investitorëve të huaj. Agjencia e Zhvillimit të Territorit prezantoi 83 projekte që përfshijnë jo vetëm Tiranën, por edhe bregdetin. Sfida me Poloninë: të hënën nis aplikimi për biletat. FSHF: Fituesit do të zgjidhen me short elektronik FSHF njofton se nga e hëna nis aplikimi për pajisjen me bileta për ndeshjen që Shqipëria luan ndaj Polonisë në Varshavë më 26 mars. Fituesit do të përzgjidhen me short elektronik. Sfida e vlefshme për plej-offin e Botërorit 2026 do të transmetohet në TV Klan. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/