У нас вы можете посмотреть бесплатно Ja sa rritet pensioni sipas kategorive, Rama: Nga janari 2026 fillon skema e re mujore или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se sa do të përfitojne pensionistëtë sipas kategorive me rritjen e tyre duke fillura nga janari 2026. Në podcastin “Flasim”, Rama tha se projektbuxhetin për vitin 2026, fjala kyçe është rritja e pensioneve. Sipas tij, kjo politikë do të vijojë çdo vit, me synimin që pensionet të afrohen me objektivat e vendosura gjatë fushatës elektorale. “Ashtu siç jemi zotuar në zgjedhje, ky mandat do të jetë i rritjes së përvitshme të pensioneve. Këtë dhjetor, pensionistët do të marrin bonusin e plotë të fundvitit, ndërsa nga janari do të kenë një rritje të qëndrueshme mujore, përmbi indeksimin e përvitshëm,” tha Rama. Rama theksoi se projeksioni financiar parashikon dyfishim të fondeve në vitin 2027, trefishim në 2028, katërfishim në 2029 dhe pesëfishim në 2030. “Kjo është një vlerë e realizuar në respekt të 83 mandateve që na janë dhënë me besim,” tha Rama Rritjet e reja të pensioneve: Pensioni urban me vitet e plota të punës: nga 27,350 lekë në 40,000 lekë Pensioni urban i pjesshëm: nga 15,850 lekë në 22,000 lekë Pensioni rural: nga 11,500 lekë në 18,000 lekë Pensioni familjar: nga 11,400 lekë në 18,000 lekë Pensioni i invaliditetit: nga 20,000 lekë në 30,000 lekë Rritjet mujore nga janari 2026 (pa përfshirë indeksimin vjetor): Pensioni urban me vitet e plota të punës: +1,800 lekë Pensioni urban i pjesshëm: +800 lekë Pensioni rural: +1,000 lekë Pensioni familjar: +700 lekë Pensioni i invaliditetit: +600 lekë Rama: Nga 1 janari 2026, paga minimale 500 euro, në fund të mandatit shkon 700 euro Rama tha se do të nisë një praktikë e re për indeksimin vjetor të pagave të punonjësve të sektorit publik, duke përfshirë si nivelin qendror, ashtu edhe atë vendor. Sipas Ramës, 10,600 punonjës të shërbimeve publike do të përfitojnë nga rritja e pagës minimale me 10 mijë lekë të reja në muaj. Për specialistët e administratës publike, rritja do të jetë 5 mijë lekë në muaj, ndërsa për mësuesit parashikohet një rritje prej 3 mijë lekë të reja në muaj. “Rritja e pagës minimale në 500 euro, do të thotë me ligj askush nuk do të ketë pagë më të ulët se kaq në Republikën e Shqipërisë, s’do jetë rritja e fundit, gjatë mandatit të katërt paga minimale do të arrijë siç e kemi premtuar në 700 euro. Qeveria do të subvencionojë me 90 mln euro edhe shtesën e kostos së sigurimeve për të punësuarit në sektorin privat që do të kenë pagë minimale 500 euro. Rritja e re të pagave e përshkruan buxhetin për 10 600 punonjës shërbimi që do të përfitojnë nga rritja e pagës me 10 mijë lekë të rinj muaj, për specialistë do jetë 5 mijë lekë të reja në muaj, për mësuesit 3 mijë lekë më shumë në muaj. Përveç indeksimit vjetor, për herë të parë për të gjithë punonjësit në sektorin publik do të futet praktika e indeksimit të pagës në bazë të inflacionit”, tha Rama. Rritjet sipas sektorëve: 1. Shëndetësia: Mjekët e përgjithshëm: nga 131,700 lekë → 143,500 lekë në muaj Mjekët në spitale: nga 174 mijë lekë → 186 mijë lekë në muaj Infermierët: nga 87,000 lekë → 92,500 lekë në muaj 2. Policia e Shtetit: Rritje mesatare për 15 vite vjetërsi pune për gradat më të ulëta: 5,000 lekë në muaj Inspektor i thjeshtë: 80,500 lekë → 84,500 lekë. me shtesat për kushtet e punës dhe ushqimin: 100,000 lekë Nënkomisar: 95,500 lekë → 101,000 lekë, me shtesat: 116,000 lekë Komisar: 105,000 lekë → 110,600 lekë, me shtesat: 125,600 lekë Drejtues i thjeshtë: 130,500 lekë → 141,450 lekë, me shtesat: 156,450 lekë 4. Administrata publike dhe mësuesit: Specialistë të administratës publike: rritje 5,000 lekë në muaj Mësues: rritje 3,000 lekë në muaj Punonjës shërbimi, sanitare, shoferë, teknikë, protokollist, arkivist, magazinier: rritje 10,000 lekë në muaj RTSH 24 është një kanal informativ i paketës së RTSH. Informacionet vijnë në kohe reale nga gazetarët dhe lidhjet direkte nga terreni. Lidhje direkte për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. Qëllimi kryesor është informimi me paanshmëri i qytetarëve. Subscribe to our YouTube Channel: http://bit.ly/3H0S7oQ Find us at: https://www.rtsh.al/ Follow us on social Follow us and get updates from RTSH on social media: Facebook: / rtshqiptar Instagram: / rtshqiptar Twitter: / rtshqiptar Tik Tok: / rtshqiptar #RTSH24#RTSH#RadioTelevizioniShqiptar