У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ “Presion maksimal Iranit”.Trump thotë se negociatat me Teheranin janë në rrugë të mbarë или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thotë se bisedimet e Uashingtonit me Teheranin në Oman, kanë qenë të mira dhe pret rinisjen e një raundi të ri, javën që vjen. Nga bordi i Air Force One, presidenti sqaroi se bisedat do të rinisin në fillim të javës. Shtetet e Bashkuara shpallën sanksione të reja ndaj kompanive të transportit detar dhe anijeve, me synimin për të kufizuar eksportet e naftës së Iranit. Gjithashtu, Trump firmosi një urdhër ekzekutiv që i hap rrugë vendosjes së tarifave ndaj mallrave nga vendet që bëjnë tregti me Iranin. Këto masa mund të prekin shkëmbimet tregtare me vende si Kina, Gjermania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Nuk është e qartë nëse këto masa lidhen drejtpërdrejt me bisedimet, por trump thotë se po kërkon të arrijë një marrëveshje dhe paralajmëron për pasoja të rënda nëse Irani nuk bie dakord. Shtëpia e Bardhë ka bërë të qartë se synimi kryesor i bisedimeve është frenimi i aftësisë së Iranit për të prodhuar armë bërthamore, një ambicie që Republika Islamike e ka mohuar vazhdimisht. Përvec paralajmërimeve për ndalimin e vrasjes së protestuesve në Iran, ditët e fundit, retorika e Trump është përqendruar kryesisht në frenimin e programit bërthamor iranian, ndërsa SHBA ka dislokuar në rajon një grup detar të udhëhequr nga aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln. Irani ka paralajmëruar vazhdimisht se do të sulmojë bazat amerikane në rajon nëse do të sulmohet. Pamjet: AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Trump#Iran#TopChannelNews