У нас вы можете посмотреть бесплатно Lamallari:Pavarësia e drejtësisë s’duhet të përdoret si alibi për zvarritje apo mungesë përgjegjësie или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, gjatë ceremonisë së hapjes së vitit të ri gjyqësor në Shqipëri, vuri theksin te rëndësia e reformës në drejtësi, duke e cilësuar atë si një hap kyç dhe thelbësor në rrugën drejt Bashkimit Evropian. “Reforma solli ndryshime të thella kushtetuese, ngriti institucione të reja dhe me to pritshmëritë e larta shoqërore. Sot, pas afro 10 vitesh, jemi në fazën e llogaridhënies dhe konsolidimit”, tha Lamallari, duke theksuar se progresi i arritur është i prekshëm, duke rënë miti i pandëshkueshmërisë. Megjithatë, ministri paralajmëroi se suksesi i SPAK dhe GJKKO nuk mund të përdoret si justifikim për dobësitë në pjesën tjetër të sistemit të drejtësisë. Ministri nënvizoi se pavarësia e drejtësisë nuk duhet të keqpërdoret si alibi për mosveprim, zvarritje apo mungesë përgjegjësie. “Sot pas afro 10 vitesh, jemi në fazën e llogaridhënies dhe konsolidimit. Padyshim ka një progres të rëndësishëm nga situata ku nisëm. Askush nuk e mohon këtë. Rënia e mitit të pandëshkueshmërisë, është arritje konkrete dhe histori suksesi. Megjithatë progresi domethënës i SPAK dhe GJKKO nuk mund dhe s’duhet të shërbejnë si justifikim dhe perde për të fshehur cedimet në pjesën tjetër të sistemit të drejtësisë. Kur qytetarët presin me vite për një vendim, kur apelimi shndërrohet në hinkë me zvarritje pa mbarim, kur paraburgimi përdoret si zgjidhje e zakonshme dhe jo si masë e jashtëzakonshme, problemi nuk është perceptim por realitet. Pavarësia e drejtësisë nuk duhet të keqpërdoret si alibi për mosveprim, zvarritje apo mungesë përgjegjësie”, deklaroi Lamallari. Ministri e cilësoi vitin e ri gjyqësor si një moment reflektimi për sistemin, duke pyetur: “A po i shërbejmë qytetarëve me një drejtësi të pavarur, të përgjegjshme dhe të besueshme?” Ministri përmendi gjithashtu nevojën që gjykatat të mos jenë thjesht zbatuese të ligjit, por edhe interpretuese të vlerave kushtetuese, duke funksionuar si balancues moral dhe etik për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore. “Ruajta e pavarësisë së drejtësisë, një përpjekje e vazhdueshme e cila qëndron në themel të një shteti demokratik dhe funksional. Por kjo pavarësi nuk mund të kuptohet pa llogaridhënie pasi vetëm zbatimi me objektivitet i parimit të kontrollit dhe balancës, mund ti garantojë përgjegjshmërinë, transparencën dhe efektivitetin e qëndrueshëm të një sistemi ku gjykatat nuk janë vetëm zbatuese të ligjit, por interpretuese të vlerave kushtetuese duke shërbyer si balancues moral dhe etik për garantimin e të drejtave dhe lirive themelore”, theksoi ministri. RTSH 24 është një kanal informativ i paketës së RTSH. Informacionet vijnë në kohe reale nga gazetarët dhe lidhjet direkte nga terreni. Lidhje direkte për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. Qëllimi kryesor është informimi me paanshmëri i qytetarëve. Subscribe to our YouTube Channel: http://bit.ly/3H0S7oQ Find us at: https://www.rtsh.al/ Follow us on social Follow us and get updates from RTSH on social media: Facebook: / rtshqiptar Instagram: / rtshqiptar Twitter: / rtshqiptar Tik Tok: / rtshqiptar #RTSH24#RTSH#RadioTelevizioniShqiptar