У нас вы можете посмотреть бесплатно Stop/ Motra kërkon të nxjerrë motrën nga shtëpia për shkak të borxhit, zgjidhja - 10 Mars 2026 или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Çifti i moshuar Zenel Hyseni dhe Bafte Hyseni iu drejtuan emisionit “Stop”, pasi rrezikonin të dilnin nga shtëpia për shkak të një konflikti familjar që zgjat prej vitesh. Konflikti nisi në vitin 2011, kur ata blenë banesën dhe kunati i tyre, si ish-i përndjekur politik, përfitoi një kredi prej 40 milionë lekësh të vjetra dhe ua dha për ta përdorur, me marrëveshje verbale që kredia do të paguhej prej tyre në emër të tij. Pas disa vitesh, marrëdhëniet mes motrave u përkeqësuan dhe kredia u kthye në burim konflikti. Çështja përfundoi në gjykatë, por gjatë procesit palët arritën një marrëveshje në një zyrë ndërmjetësimi me ndërmjetësuesen Drita Avdyli, sipas së cilës familja Hyseni duhej të paguante 25 mijë euro brenda 10 ditësh, ndërsa çdo vonesë do të kushtonte 100 euro në ditë. Sipas çiftit, ata ia dorëzuan shumën prej 25 mijë eurosh avokatit Korab Zenuni që ta kalonte në llogarinë e ndërmjetësueses, por pagesa nuk u krye për një vit. Për pasojë, borxhi u rrit nga 25 mijë në 58 mijë euro për shkak të kamatëvonesave. Avokati deklaroi se paratë i kishte transferuar, ndërsa ndërmjetësuesja e mohoi kategorikisht këtë gjë. Pas verifikimeve dhe ndërhyrjes sonë u arrit një marrëveshje mes palëve. Familja Hyseni do të paguajë vetëm shumën fillestare prej 25 mijë eurosh, pa kamatat e akumuluara prej 33 mijë eurosh, duke i dhënë fund konfliktit. Një emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. Çdo mbrëmje me fenomenet negative të këtij vendi, pa lënë mënjanë problemet dhe shqetësimet e qytetarëve. Emisioni ka si strukturë të tij probleme të ndryshme të qytetarëve, të cilët kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre, si dhe tema sociale nga realiteti shqiptar. Në emision vend të veçantë zënë dhe kamerat e fshehta, ku impakti është i padiskutueshëm, në audiencë dhe tek organet përgjegjëse. Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Stop #SaimirKodra #GentianZenelaj #TVKlan