У нас вы можете посмотреть бесплатно Edicioni Informativ Drita Tv 7.3.2026,Ora или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
https://drita.tv Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zhvilluar një operacion në Vlorë kundër një grupi kriminal që dyshohet për disa vrasje dhe trafik droge. Në fokus të hetimit është Ines Hajrulla dhe bashkëpunëtorët e tij. Operacioni është mbështetur në provat e siguruara nga komunikimet në rrjetin e koduar Sky ECC. Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet në aksin Librazhd–Përrenjas pas problemeve të shkaktuara nga rrëshqitjet e dheut. Ai u shoqërua nga ministri i Infrastrukturës gjatë vizitës në kantier. Rama theksoi rëndësinë strategjike të Korridori VIII për lidhjen më të shpejtë mes Lindjes dhe Perëndimit. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestën e 12 marsit për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Ai sqaroi se protesta nuk lidhet me çështjen Balluku, por me qeverisjen e Ramës. Berisha komentoi gjithashtu ceremoninë e dorëzimit të detyrës nga ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, e ka cilësuar politik procesin gjyqësor të stërzgjatur ndaj tij. Në një konferencë për mediat, ai theksoi se nuk po gjykohet për tragjedinë e Gërdec, por për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Sipas tij dhe mbrojtjes ligjore, procesi është i cenueshëm për shkak të parregullsive procedurale dhe mungesës së fakteve të reja. Ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, i ka kaluar zyrtarisht detyrën pasardhësit të tij, Ermal Nufi, gjatë një ceremonie të zhvilluar në Garnizonin “Skënderbej”. Vëngu falënderoi kryeministrin Edi Rama për besimin dhe theksoi se do të vijojë angazhimin politik si deputet i qarkut të Vlorës. Ndërkohë, ministri i ri i Mbrojtjes prezantoi prioritetet e tij, ku në fokus mbeten modernizimi i Forcave të Armatosura dhe zhvillimi i industrisë ushtarake. Protesta e banorëve të Rrjollit ka hyrë në ditën e 37-të për të ndalur punimet në resortin “Blu Borgo”. Ata pretendojnë se toka është e tyre dhe se dokumentet e shitur nga ish-zyrtari i Kadastrës janë të falsifikuara. Policia ka vendosur perimetër sigurie rreth kantierit, ndërsa shoqëria civile mbështet kauzën e banorëve. Gjykata e Posaçme caktoi arrest në burg për Lorenc Lalën, i dyshuar për sigurimin e armëve dhe mjeteve që u përdorën në vrasjen e Albi Bashaliut më 27 dhjetor 2021 në Peqin. Ai dyshohet se ka bashkëpunuar me pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal për planifikimin dhe ekzekutimin e krimit. Sipas hetimeve, për ekzekutimin e Bashaliut janë paguar 50 mijë euro. Muzeu i Arsimit në Korçë organizoi ekspozitën instalacion “Shqipëri, atdhe i dashur” për të shënuar Ditën e Mësuesit dhe 139-vjetorin e hapjes së Mësonjëtores së Parë Shqipe. Përdorimi i këngëve patriotike dhe portreteve të autorëve riktheu në vëmendje historinë e arsimit dhe identitetin kombëtar. Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Europian, Riho Terras, e ka cilësuar zhgënjyese dështimin e Kuvendit për të zgjedhur presidentin e ri. Pas bllokimit të procesit, presidentja Vjosa Osmani shpërndau Kuvendin dhe shpalli zgjedhje të reja. Kryeministri Albin Kurti kundërshtoi vendimin, duke argumentuar se nuk ishte respektuar afati kushtetues për shpërndarjen e parlamentit. I dërguari për misione të posaçme i presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, ka bërë thirrje për rikthimin në politikë të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Komentet e tij vijnë në një moment krize institucionale në Kosovë, pas vendimit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e parlamentit. Thaçi aktualisht ndodhet në paraburgim në Hagë, ku po përballet me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.