У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Salla 3 milionë euro në QSUT jashtë funksionit, transplanti i veshkës dhuratë Allajbeut или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Ishte viti 2009 kur në Shqipëri u realizua për herë të parë transplanti i veshkës tek një vajzë 19-vjeçare, të cilës veshkën ia dhuroi babai i saj. Ky ishte një sukses për shërbimin e Urologjisë dhe Nefrologjisë në QSUT, të cilët drejtoheshin në atë kohë nga mjeku urolog prof. Mustafa Xhani dhe mjeku nefrolog prof. Nestor Thereska, sukses i cili u trumbetua me të madhe. Historia e transplantit të veshkave nisi në vitin 2006 me një investim prej gati 3 milionë euro të projektit italian “Intereg”. Në QSUT u ndërtua salla e operacioneve për kryerjen e transplantit me pajise të teknologjisë së fundit të asaj kohe. U trajnuan mjekë urologë dhe nefrologë shqiptarë të cilët shkuan në Itali dhe po kështu në transplantin e parë u asistuan nga profesorë të njohur italianë. Në atë kohë u premtua se do kryheshin 20 transplante në vit dhe në listë pritjeje ishin 500 persona. Por në fakt u kryen 2 apo 3 transplante të veshkave dhe sallës iu vu kyçi. Transplantet kryheshin, por jo më në shërbimin publik të urologjisë dhe nefrologjisë, por në dy spitalet jo publike të cilat janë në pronësi të biznesmenit Klodian Allajbeu, i cili prej vitesh vjel miliarda lekë nga taksapaguesit shqiptarë. Burime për Top Channel bëjnë me dije se kostoja e një transplanti në dy spitalet e Allajbeut është 20–21 mijë euro. Po të njëjtat burime të besuara thonë se vetëm për vitin 2024 janë realizuar 14 transplante, 7 në spitalin Hygeia dhe 7 në spitalin Amerikan. Me një matematikë të thjeshtë, për 14 transplante përllogariten 280 mijë euro, të cilat kanë shkuar në një dorë, në arkën e biznesmenit Klodian Allajbeut. Ndërkohë që në QSUT një sallë e pajisur me aparatura dhe gjithçka duhet për të kryer një transplant vazhdon të mos jetë funksionale pa një arsye konkrete. Top Channel i është drejtuar me një shkresë zyrtare drejtorisë së QSUT për të mësuar se përse nuk realizohet transplanti i veshkave në shërbimin publik? Deri në kthimin e kësaj përgjigjeje, burime të besuara të Top Channel thonë se shefi i shërbimit të Urologjisë nuk merr përsipër t’i realizojë ato me argumentin se stafi i ri nuk është trajnuar, pasi ekipi që e ka kryer më parë tanimë është në pension. Por a është kjo në fakt një arsye, apo skema është ndërtuar e tillë për të favorizuar biznesmenin që vjel nga të gjitha anët buxhetin e shëndetësisë? Kirurgë të njohur thonë se transplant i veshkës është një procedurë e thjeshtë, thjesht kërkon vullnet. Madje ka pasur tentativa për ta rifilluar disa herë, por nuk dihet se çfarë e pengon rifillimin e kësaj procedure. Ndërkohë që shteti vazhdon të paguajë miliona lekë për spitalet private të Klodian Allajbeut. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #QSUT#Transplanti#TopChannelNews