У нас вы можете посмотреть бесплатно A dëmtojnë qytetarët masat ndaj Kosovës? Si përgjigjet analisti или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Analisti dhe profesori universitar Rrahman Paçarizi, në një intervistë për moderatorin Besard Jaçaj për Klan News, komentoi ndër të tjera edhe izolimin e Kosovës nga faktori ndërkombëtar. Paçarizi u shpreh se masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të vendosura nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dëmtuar qytetarët në jetën e përditshme. Ai tha se Kosova, pavarësisht se arrin që të realizojë zgjedhje demokratike dhe pa probleme të theksuara është në krizë, sepse nuk ka pasur një qeveri për një kohë tepër të gjatë. “Qeveria e Kosovës është ndëshkuar, duke u izoluar. Edhe qytetarët janë ndëshkuar nga izolimi që i ka bërë Kosovës BE-ja dhe masat që ndërmori SHBA-ja. Asnjë koalicion i vogël nuk guxon tiketë zgjidhje për çështjet që ka sot Kosova. Në tërësi, partitë kanë ndërtuar qasje elektorale dhe jo zhvillimore. Unë pres që të ketë ndërhyrje ndërkombëtare. Ne jemi në krizë, sepse nuk arrijmë të bëjmë dot qeveri. Ish-luftëtarët e UÇK-së në zgjedhje kanë një rol simbolik. Qytetarët kanë respekt për atë që kanë bërë luftëtarët e lirisë për Kosovën, njerëzit e kuptojnë se cili ka qenë roli i tyre për pavarësinë dhe zhvillimin e Kosovës”, u shpreh Paçarizi. Sot më 28 dhjetor 2025 në Kosovë po mbahen zgjedhjet e përgjithshme, ndërsa pjesëmarrja është e lartë. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: / klannews Follow @klannews on Instagram: / tvklannews #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan