У нас вы можете посмотреть бесплатно A1 Report - VIDEO E PLOTË - Shqiptari i zhgënjyer:Kërkova azil në Suedi, s'na dhanë dokumente или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
TIRANE - Një shqiptar i rikthyer nga Suedia pasi kishte kërkuar atje azil politik ka rrëfyer ekskluzivisht për A1Report në emisionin “Tetë a tetë” eksperiencën e tij zhgënjyese. Përmes një rrëfimi live në emision ai tregoi të gjithë eksperiencën e tij të hidhur të kërkesës për azil ku ai është rikthyer i vetëm në Shqipëri ndërsa ka lënë në Suedi bashkëshorten e tij 18 vjeçare si dhe djalin e sapolindur. Teksa rrëfen historinë e tij ai i bën apel të gjithë qytetarëve shqiptarë që të mos e ndërmarrin përsipër hapin e largimit nga vendi për të kërkuar azil në vendet e zonës Shengen. Ai shprehet se nuk ka asnjë mundësi që shteti suedez ti japë azil shqiptarëve pasi ky shtet u jep azil vetëm sirianëve për shkak të luftës që i ka përfshirë ata. Sipas tij largimi drejt vendeve Shengen është një shpenzim parash dhe nuk do të mund të përfitojnë asgjë. Dëshmia e shqiptarit të zhgënjyer: Kërkova azil në Suedi, s’na dhanë dokumente Një prej azilantëve të rikthyer në Shqipëri në një intervistë ekskluzive për A1Report shpreh zhgënjimin e tij nga eksperienca që kishte si azilkërkues në Suedi. Ai shprehet se nuk ka asnjë mundësi që shteti suedez ti japë azil shqiptarëve pasi ky shtet u jep azil vetëm sirianëve për shkak të luftës që i ka përfshirë ata. Në rrëfimin e tij ai tregon se ka lënë atje bashkëshorten dhe djalin e sapolindur. "Unë ika në Suedi të kërkoja azil politik. Ika bashkë me gruan time që në atë kohë ishte shtatzënë me shpresën që kur të na lindte fëmija atje të merrnim edhe dokumentet. Pagova 500 euro për biletat, pasi mbërritën atje kërkova strehim politik me një motivacion personal. Si fillim na bënë një intervistë paraprake dhe pas 2 muajsh na lanë intervistën e madhe, ekzaktësisht në datën 25 mars. Në ditën e parë na dhanë nga një kartë me 18000 kruna afërsisht 180 euro në muaj, një mua dhe një gruas time, që dalin vetëm për 2 vakte ushqim se për tre as që bëhet fjalë. Vetëm ushqimin dhe asgjë tjetër. Nusja ime ishte shtatzënë dhe kur lindi ne ishim me fat prej shtatzanisë se që në fillim na dhanë shtëpi se të tjerët përfundonin në kampe. Kur lindi nusja ja bënë të gjitha shërbimet por ende po vazhdojnë me dokumentet për djalin. Unë u ktheva pa pasaportë se nusen dhe fëmijën nuk i lënë të vijnë. Jam kthyer me shumë vështirësi nuk kaloja dot nga Bari në Shqipëri se isha pa pasaportë, nxora një lejekalimi dhe erdha. Rruga më shkoi 5 ditë se duhet të vija meqë kisha një fatkeqësi. Pasaportën time e kanë ende ata në Suedi. Kur u ktheva më verifikuan 5 orë në rajonin e policisë në Durrës. Pas verifikimit më lanë të lirë por problemi është që nusja dhe djali janë ende atje se nuk kanë marrë ende pasaportat dhe shteti suedez po i vonon. Unë tani dua që të vijë nusja me fëmijën këtu se unë kam bërë kërkesën e tërheqjes së azilit sepse kisha një fatkeqësi dhe e dyta ishte një gabim që ika në Suedi. I pyetur se nga kishte dëgjuar për mundësinë e azilit në Suedi, Shqiptari i kthyer thotë: Më shumë këtë për azil e thonë ata që nuk kanë shkuar ndonjëherë por nuk është e vërtetë, atje ka vërtet standarde të mira jetese por jo për ne që nuk kemi dokumente. Unë jam 30 vjeç bashkëshortja ime 18 vjeç. Nuk kam komunikuar me ambasadën suedeze për kthimin e bashkëshortes dhe të djalit tim. Të gjithë shqiptarëve që pretendojnë të shkojnë në Suedi e të marrin dokumente ta harrojnë se nuk na japin ne dokumente vetëm sirianëve u japin. Po të kërkoja azil ekonomik do të më kishin kthyer në moment. Mos tentojnë të ikin se vetëm do kenë shpenzime dhe asgjë tjetër. Kam rreth 1 muaj një muaj e gjysëm që jam kthyer e nuk kam ndërmend të iki sërish". - See more at: http://shqiptarja.com/Aktualitet/2731...