У нас вы можете посмотреть бесплатно Impotenca jo më problem, terapia ekstrakorporale me valë goditëse vetëm në Spitalin Amerikan 2 или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Terapia ekstrakorporale me valë goditëse është trajtimi më i ri mjekësor joinvaziv ndaj impotencës që po përdoret me sukses nga mjekët urologë kudo në botë. Në rreth 70% të rasteve me impotencë, është vërtetuar që dominojnë problemet e lidhura me furnizimin me gjak pra vaskulare ndërkohë që terapia ekstrakorporale me valë goditëse sipas Dr.Zafer Binal kirurg urolog pranë Spitalit Amerikan 2 bën të mundur stimulimin e rrjedhës së gjakut dhe rritjen e enëve të reja të gjakut në organin gjenital mashkullor duke zgjidhur kështu problemin e impotencës “Kjo aparaturë krijon valë goditëse zanore me intensitet të ulët, të cilat shpërndahen nëpërmjet kësaj pajisje dhe aplikohen në zonën gjenitale. Ky trajtim përmirëson qarkullimin e gjakut dhe nxit rritjen e enëve të gjakut me angiogjenezë. Kjo procedurë nuk ka dhembje, është joinvazive, kryhet pa anestezi, nuk ka asnjë efekt anësor serioz dhe mund të përdoret te meshkujt me çrregullim të lehtë dhe të moderuar të ereksionit, veçanërisht vaskulogjen. Në total zgjat 6-12 seanca, 20-30 minuta secila dhe provat klinike që janë kryer raportojnë për një shkallë suksesi me 70%. Gjithashtu kjo terapi mund të përdoret edhe për patologji të tjera si prostati kronik, sindromën e dhimbjes së prostatit, sëmundjet Peyronie, etj”, tha Dr.Zafer. Impotenca është forma më e zakonshme e mosfunksionimit seksual që prek meshkujt. Megjithëse rreziku rritet me moshën studimet tregojnë se rreth 26% e të prekurve janë nën 40 vjeç. Shkaqet e çrregullimit të ereksionit mund të vijnë si pasojë e gjendjeve shëndetësore si diabeti, obeziteti, kolesteroli i lartë, sëmundjet e zemrës, depresioni, etj. Përdorimi i alkoolit, narkotikëve dhe duhanit gjithashtu përbën rrezik të lartë. Për më shumë informacion ose vizitë me mjekë tanë, kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com Spitali Amerikan, përqafoje jetën!