У нас вы можете посмотреть бесплатно Top News - Luftë e re e Ftohtë me SHBA-në/ Presidenti i Brazilit para takimit me Trumpin или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Brazili nuk dëshiron një "Luftë të re të Ftohtë", tha Presidenti Luiz Inacio Lula da Silva të dielën, duke i kërkuar administratës Trump t'i trajtojë të gjitha vendet në mënyrë të barabartë përpara një udhëtimi për të takuar presidentin e SHBA-së. "Dua t'i them Presidentit të SHBA-së Donald Trump se ne nuk duam një Luftë të re të Ftohtë", tha Lula në një konferencë për shtyp në Neë Delhi në fund të një udhëtimi tre-ditor në Indi. "Ne nuk duam të ndërhyjmë në punët e asnjë vendi tjetër, ne duam që të gjitha vendet të trajtohen në mënyrë të barabartë". Lula, i cili ka thënë se pret të takohet me Trump në Uashington në javën e parë të marsit, tha se axhenda e tij do të përfshijë tregtinë, imigracionin, investimet dhe partneritetin midis universiteteve. Udhëheqësi i majtë i Amerikës së Jugut ka pasur qëndrime të ndryshme me Trumpin për çështje nga tarifat e presidentit republikan deri te lufta e Izraelit në Gaza, kapja e Presidentit Venezuelan Maduro nga SHBA-ja dhe Bordi i Paqes i Trumpit. Lula nuk pranoi të komentojë vendimin e së premtes të Gjykatës Supreme të SHBA-së, i cili rrëzoi shumë nga tarifat e Trump mbi mallrat globale që hyjnë në SHBA, që Trump tha më pas se do të zëvendësoheshin nga taksa prej 15% sipas një ligji tjetër. Por, Lula tha: "Mendoj se marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Brazilit do të jenë në një pozicion më të mirë." Pamje: AFP Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#Brasil#SHBA