У нас вы можете посмотреть бесплатно Dekonspirim në polici, AMP del duarbosh nuk po zbulon policët e “shitur” или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#oranews #gledisnano #kriminalitetishqiptar #policiashtetit Akuzat e forta të Gledis Nanos gjatë intervistës në median franceze edhe pse të paralajmëruara, duket se nuk janë hetuar. Për aksionin “Plumbi i Artë” nisi një hetim, pasi nga 32 urdhëra arresti të firmosur, 14 mbetën pa u ekzekutuar, por Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ende nuk ka arritur ta finalizojë procesin. Në maj të këtij viti pikërisht pas këtij operacioni, Gledis Nano apelonte për zbulimin e ndëshkimin e policëve të inkriminuar. Ish-drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Gledis Nano i cili së fundi deklaroi në median franceze se 14 kriminelë janë arratisur duke i shpëtuar arrestimit, duket se ka qënë në dijeni të përfshirjës së punonjësvë të rendit në nxjerrjen e informacioneve. Sinjalin e parë Nano e dha në deklaratën e përbashkët me prokurorët e SPAK për operacionin “Golden Bullet” të finalizaur me 19 maj të këtij viti kundër një grupi që kryente vrasje me pagesë. Në atë kohë Nano apeloi agjensitë ligjzbatuese për të zbuluar dhe ndëshkuar policët e inkriminuar. Gledis Nano: Mbetem i vendosur për të përjashtuar nga radhët e policisë së shtetit ata punonjës policie që shpërdorojnë detyrën apo edhe më keq bëhen palë me krimin. Inkurajoj agjencitë ligjzbatuese të hetojnë çdo rast të përfshirjes së punonjësve të policisë në veprimtari të paligjshme. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore kishte nisur një hetim për dekonspirimin e mundshëm të operacionit por mësohet se procesi ende nuk ka konkluduar. Operacioni u shtri në disa qytete të vëndit pasi SPAK firmosi 32 urdhër arreste për personazhe të botës së krimit. Disa prej tyre ishin në qeli për krime të mëparshme ku iu komunikuan masat e reja të arrestit ndërsa 14 eksponentë kriminalë nuk u kapën nga policia, dhe ende vijojnë të jenë në kërkim, përfshirë edhe Ervis Martinajn. Të akuzurit e grupit, sipas SPAK dhe policisë kishin dhënë dhe marrë pororsi për të kryer vrasje, plagosje apo rrëmbim të përsonave. Nga ky operacion u zbardhën edhe disa ngjarje kriminale që kishin mbetur ndër vite pa autor ndërsa në pranga përfundoi edhe shefi i krimeve në Lezhës. Prova kryesore në duart e hetuesve ishte dëshmia e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani i akuzuar për disa vrasje të ndodhura vitet e fundit. Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/vendi/akuzat-e... Follow Televizionin Ora News Website: www.oranews.tv Youtube http://bit.ly/2DDddtL Facebook: http://bit.ly/2RkUN4s Instagram / oranewstv Twitter / oranewsrtv