У нас вы можете посмотреть бесплатно Rama i propozon presidentit Begaj ndryshimet në qeveri или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Kryeministri Edi Rama i dorëzo kreut të shtetit, Bajram Begaj, ndryshimet e fundit në qeveri. Takimi u zhvillua sot 2 mars, në Pallatin e Brigadave, për shkak se institucioni i Presidencës është në rikonstruksion. "Sot, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti në takim Kryeministrin, Sh. T. Z. Edi Rama. Kryeministri paraqiti në takim propozimet për ndryshimet në Kabinetin qeveritar. Procedura kushtetuese parashikon 7 ditë afat për dekretimin e ministrave", njoftoi presidenca pas takimit. Kreu i qeverisë propozoi shkarkimin e shtatë ministrave, mes tyre edhe të Belinda Ballukut dhe emërimin e ndryshimeve të reja. Në këtë mënyrë katër emra të rinj shtohen në kabinetin “Rama 4”. Pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama ka vendosur të largojë Belinda Ballukun nga posti i zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë. Ajo do të zëvendësohet nga ministrja aktuale e Brendshme, Albana Koçiu si zv/kryeministre ndërsa Enea Karakaçi do të marrë postin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë. Surprizë ishte edhe largimi i Elisa Spiropalit nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme duke u zëvendësuar me një diplomat karriere si Ferit Hoxha. Pirro Vengu po ashtu u shkarkua si ministër i Mbrojtjes dhe postin e tij e zëvendëson Ermal Nufi. Besfort Lamallari do të largohet nga posti i ministrit të Drejtësisë, për të zëvendësuar Albana Koçiun në Ministrinë e Brendshme. Ai do të zëvendësohet nga Toni Gogu që do të jetë ministër i Drejtësisë. Një emër tjetër i ri në qeveri është edhe Erjona Ismaili që do të zëvendësojë Toni Gogun si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/