У нас вы можете посмотреть бесплатно Stop-150 dele bëjne sfilate në mes të qytetit,çfarë bëri bashkia,pas videos të rrallë-19 Janar 2025 или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Disa ditë më parë ishim në qytetin e Kavajës, në lagjen nr. 1, ku banorët përballen prej muajsh me një situatë shqetësuese. Shtetasi Adem (Admir) Veliu mban rreth 150 dele brenda banesës së tij, në mes të zonës së banuar, duke shkaktuar ndotje të rëndë mjedisore dhe rrezik shëndetësor për familjet, që jetojnë ngjitur me të.Jashtëqitjet e bagëtive përhapen në ambientet përreth dhe depërtojnë në banesat e fqinjëve, ndërsa era e rëndë dhe papastërtia e bëjnë jetesën të pamundur. Banorët u shprehën të frikësuar, pasi sipas tyre, Ademi ka probleme të shëndetit mendor dhe druajnë nga ndonjë reagim i dhunshëm. Në komunikim me policinë dhe ekipin e emisionit, Adem Veliu nuk pranoi përgjegjësi për ndotjen.Ndërkohë grupi ynë i xhirimit filmoi edhe momentin e nxjerrjes së tufës së deleve nga banesa në mes të qytetit.10 ditë më paa, denoncuesi Klodian Hoxha na thotë, se pas transmetimit, delet ikën për disa ditë, por u kthyen sërish në lagjie. Sipas tij, Bashkia ka mbledhur Këshillin Bashkiak, por nuk dihet vendimi.Sulejman Bejtaga, veteriner i Bashkisë Kavajë, u shpreh, se pas vendosjes së gjobës, personi nuk pranoi t’i heqë delet me vullnetin e tij. Në këto kushte, i është nisur një shkresë Drejtorisë së Bujqësisë, që kjo e fundit të bëjë matrikullimin e cdo kafshe, dhe kontrollet për ndonjë sëmundje, e pas këtij procesi, delet do të dërgohen në stalla private, meqë bashkia nuk ka ambiente për to. Një emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. Çdo mbrëmje me fenomenet negative të këtij vendi, pa lënë mënjanë problemet dhe shqetësimet e qytetarëve. Emisioni ka si strukturë të tij probleme të ndryshme të qytetarëve, të cilët kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre, si dhe tema sociale nga realiteti shqiptar. Në emision vend të veçantë zënë dhe kamerat e fshehta, ku impakti është i padiskutueshëm, në audiencë dhe tek organet përgjegjëse. Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Stop #SaimirKodra #GentianZenelaj #TVKlan