У нас вы можете посмотреть бесплатно Si sot një vit më parë…/ Dokumenti ‘sekret’ i ushtrisë shqiptare në 2023 или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Si sot një vit më parë institucionet shtetërore, përpiluan strategjitë trevjeçare. Të vetmit, që mund të konsiderohen rast përjashtimor janë Forcat e Armatosura dhe kjo për faktin se Shqipëria, duke qenë anëtare e NATO, nuk ka ndikim të madh politika mbi Ushtrinë, sikurse ndodh në pjesën tjetër të administratës publike. Një prej pikave që bie në sy në publikimin e strategjisë së Forcave të Armatosura të firmosur nga Shefi i Shtabit është një qasje e re mbi rolin dhe kapacitetet e ushtrisë, mirëkuptim në marrëdhëniet civilo-ushtarake, besim e partneritet brenda Aleancës dhe midis vendeve, për tu përballur me mjedisin kompleks të sigurisë që përfshin sulmet terroriste, ekstremizmin, katastrofat natyrore, emergjencat civile, luftën kibernetike, kërcënimet hibride dhe konvencionale në lindje dhe jug të Aleancës, por edhe situatën e krijuar prej pandemisë globale COVID 19. Ekspertë shqiptarë dhe amerikanë janë tashmë duke punuar për të ngritur një forcë efektive dhe të aftë për t’ju përgjigjur sfidave dhe kërcënimeve të së ardhmes, në përmbushje të misionit kushtetues dhe detyrimeve në interes të Aleancës. Transformimi do të synojë që në vitin 2023, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë të mirë pajisura, të jenë të gatshme, të stërvitura, të dislokueshme, ndërvepruese, modulare dhe të mbështetura për të vepruar në mëvetësi. Rishikimi i dokumenteve strategjike, përmirësimi i legjislacionit (drafti për ndryshim i ligjit për karrierën dhe rendin e gradave Ushtarake, ligji disiplinës); ndryshimi i tabelës se organizimit dhe pajisjeve do të jenë busull për të orientuar transformimin e Forcave të Armatosura në garantimin e sigurisë dhe përballimin e skenarëve të kërcënimeve. Transformimi i FA do të sigurojë që procesi i planifikimit të jetë në harmoni me atë të Aleancës dhe të reflektojë ndryshimet e mjedisit të sigurisë, rreziqet e kërcënimet. Një tjetër pikë, ku është përqendruar e gjithë vëmendja lidhet me frenimin e largimit të ushtarakëve cilësorë nga radhët e Forcave të Armatosura. Procesi i rekrutimit do të përmirësojë cilësinë e oficerëve, nënoficerëve, ushtarëve/detarëve dhe civilëve. Nënoficerët do të përzgjidhen midis ushtarëve/detarëve më të mirë pas përgatitjes në institucionet përkatëse arsimore. Karriera e ushtarakut do të normëzohet me procedura dhe kritere strikte, te qarta, sakta dhe mirëpërcaktuara, bazuar në arsimimin, performancën dhe potencialin e lidershipit. Për rritjen e transparencës, vlerësimi i performancës dhe rregullorja e përparimit në gradë të ushtarakut do të rishikohen, për të garantuar me shume shanse të barabarta në promovim, sipas kontributit, meritës dhe potencialit në interes të FA. Përzgjedhja e ushtarakëve për përfaqësim apo dislokim në operacione, do të realizohet me procedura standarde transparente, vlerësim dhe certifikim për aftësinë profesionale dhe detyrat sipas misionit. Në përputhje me nevojat që shtron koha dhe situata do të rishikohen dhe harmonizohen nivelet e gatishmërisë së FA me normat e standardet e aplikuara të NATO-s. Njësitë dhe repartet do duhet të arrijnë nivelet e kërkuara për personelin, pajisjet, stërvitjen dhe mbështetjen. Fokusi do të jetë në njësitë e deklaruara në NATO, duke nisur me grup-batalionin e këmbësorisë së lehtë dhe elementët e tij mbështetës, si kontributi kryesor dhe më i qenësishëm i RSH në përmbushje të detyrimeve ndaj Aleancës. Stërvitjet dypalëshe me partnerët strategjikë, (SHBA), do të përgatitin forcat e deklaruara në NRF, duke rritur aftësitë luftarake dhe ndërveprimin në funksion të vlerësimit dhe certifikimit të njësive dhe trupave pjesëmarrëse në operacione. "Si sot një vit më parë" është një rubrikë e re në Top News, e cila rikthen në vëmendjen e publikut ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur një vit më parë. Në rubrikën prej pak minutash rikthehet ngjarja më e rëndësishme e një viti më parë nga politika, kronika, ekonomia, por edhe rajoni, bota e sporti. Nga e hëna në të premte, ora 09:45 do të ndiqni rubrikën më të re. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #sisotnjëvitmëparë#TopNews#TopChannel