У нас вы можете посмотреть бесплатно Top News - Lufta me Iranin ngre më këmbë Europën. Macron kërkon negociata, Starmer mbledh qeverinë или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Sulmet e ndërsjella mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit kanë shkaktuar një valë reagimesh nga udhëheqës dhe institucione ndërkombëtare. Kryeministri britanik Keir Starmer mbajti një mbledhje urgjente, ndërsa zëdhënësi i qeverisë theksoi se Britania nuk dëshiron të jetë dëshmitare e një eskalimi të mëtejshëm në një konflikt më të gjerë rajonal, ndaj ripërsëriti mbështetjen për një zgjidhje të negociuar ndaj ambicieve bërthamore të Iranit. Nga ana tjetër, presidenti francez Emmanuel Macron kërkoi negociata urgjente dhe një mbledhje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Më i ashpër ka qenë reagimi nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat paralajmëruan për pasoja të mundshme nga veprimet iraniane, duke thënë goditje në territorin e tyre përbëjnë një kërcënim serioz për stabilitetin rajonal. Ndërkohë, Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Volker Turk, dënoi sulmet dhe bëri thirrje për rifillim të negociatave për të mbrojtur civilët dhe stabilitetin. Po ashtu, liderët aziatikë paralajmëruan se situata mund të çojë rajonin në katastrofë, ndërsa kryeministri australian mbështeti SHBA-në. Njëkohësisht, Sllovenia dhe Ukraina shprehën shqetësim për destabilizimin rajonal, ndërsa ambasadat indiane këshilluan shtetasit e tyre për kujdes maksimal. Reagimet theksojnë një shqetësim global për rritjen e tensioneve dhe nevojën për një zgjidhje diplomatike, ndërkohë që pasojat për civilët mbeten shqetësimi kryesor. Pamje: AFP Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#Europe#Iran