У нас вы можете посмотреть бесплатно Fjalimi i Berishës dhe Bashës në 92 vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet-(11 Shkurt 2012) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme Arkiva 2012 Sali Berisha:“Tirana para së gjithash dhe mbi të gjitha ishte kryeqyteti politik i shqiptarëve i fermentimit dhe udhëheqjes së lëvizjeve të mëdha politike të kombit. Këtë qëndrim mbajti ajo në pushtimi nazifashist. Rrugë dhe rrugica të saj organizuan qëndresën më të shkëlqyer. Tirana ranë kthetrat e një grupi, e një bande barbare e cila u përqendrua në Bllok dhe nuk u integrua kurrë në qytetin e Tiranës. Ndërtoi bunkerin e vet, por nuk përjetoi kurrë nëpër rrugica zemrën, mendjen e shpirtin e qytetarëve të Tiranës. Në rastin e parë Tirana u dha përgjigjen e merituar: do ishte qyteti që do të përmbyste diktatorin, do të udhëhiqte Shqipërinë, do të themelonte partinë e parë opozitare, do shndërrohej sërish në një promotor të madh të progresit dhe zhvillimit. Tirana pret dhe unë jam i bindur se ju me përkushtimin më të madh me ekipin tuaj, zhvillimin e saj të dytë të madh, zhvillim të cilin fatkeqësitë politike ia mohuan asaj. Tirana pret vazhdimin e veprave të mëdha tëIsmail Lloçit dhe të atyre që e kthyen, që i dhanë qytetit drejtimin e saj Perëndimor dhe e projektuan këtë si epiqendër Perëndimore e Shqipërisë dhe e shqiptarëve”. Lulzim Basha:“Jemi mbledhur sot këtu për të kremtuar 92 vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet. Ky është një moment për t’u ndalur, për të kujtuar se çfarë ka ndodhur 92 vjet më parë dhe për t’u përulur me nderim, respekt dhe mirënjohje para veprës atdhetare të familjeve të shquara dhe patriote të Tiranës, por është po kështu momenti për të filluar projektimin e Tiranës europiane si një kryeqendër të denjë të shqiptarëve. Në sheshin Skënderbe aty ku fillimisht kryqëzoheshin vetëm rrugët që lidhnin viset shqiptare, 22 vjet më parë mori jetë ëndrra jonë evropiane. Ky qyteti ynë mbetet qendra e gravitetit të shqiptarëve. Pas 100 viteve pavarësi dhe me këtë 92 vjetor të shpalljes së tij si kryeqytet Tirana është më afër Brukselit, më afër Washingtonit, më afër Romës dhe shumë qendrave të tjera të rëndësishme të botës. Sot ne gjithashtu jemi më afër Prishtinës, Shkupit, Tetovës, Tuzit, Ulqinit, Preshevës dhe shumë qyteteve të tjera ku jetojnë shqiptarët. Tirana ka një mision dhe unë jam i lumtur që të gjithë jemi pjesë e tij. Misioni është Tirana europiane për banorët e saj dhe të gjithë shqiptarëve”/tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni n\u00eb faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t\u2019i ndiqni edhe n\u00eb faqen https://tvklan.al/programe/