У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Lufta e Iranit, goditet baza në Qipro: Sulmohet Libani, Trump: Khamenei do më vriste! или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Dita e tretë e konfliktit mes Izraelit, SHBA-së dhe Iranit nis me paralajmërimet se situata nuk do të qetësohet shpejt. Republika Islamike po e shtrin rrezen e kundërpërgjigjes së saj duke mos kursyer as Europën: Presidenti qipriot Nikos Christodoulides njoftoi se një dron iranian është rrëzuar në një bazë britanike të RAF-it në ishull të dielën. Nuk pati raporte për viktima dhe baza pësoi “dëme minimale”, por familjarët që ndodhen në bazë u vendos me menjëherë të zhvendosen në ambiente alternative si masë paraprake. Sulmi erdhi pasi kryeministri britanik Sir Keir Starmer njoftoi se Mbretëria e Bashkuar kishte rënë dakord me një kërkesë të SHBA-së për përdorimin e bazave ushtarake britanike për sulme “mbrojtëse”. Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen njoftoi se ishte informuar për sulmin nga Christodoulides. “Edhe pse Republika e Qipros nuk ishte në vetvete objektiv, dua të jem e qartë: ne qëndrojmë kolektivisht, me vendosmëri dhe pa asnjë mëdyshje pranë shteteve tona anëtare përballë çdo kërcënimi,” tha ajo në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale. Konflikti sakaq, duket se po zgjerohet edhe në terren, me ushtrinë izraelite që ka lëshuar urdhër për evakuime në Liban. “Ofensiva e re e IDF kundër Hezbollahut "do të jetë e gjerë dhe e plotë dhe mund të përfshijë një pushtim nga toka”, deklaroi një burim i sigurisë izraelite për kanalin e lajmeve saudit Al-Hadath, i cili është shpërndarë nga Times of Israel. Burimi ka shtuar se nuk do të ketë "asnjë imunitet për asnjë politikëbërës apo figurë ushtarake të Hezbollahut, as për mbështetësit e tij". Ministria libaneze e Shëndetësisë njoftoi se sulmet izraelite në Bejrut dhe jugun e Libanit kanë shkaktuar të paktën 31 të vdekur dhe 149 të plagosur. 555 persona kanë humbur jetën në Iran që nga nisja e sulmeve të Izraelit dhe SHBA-së të shtunën, sipas Gjysëmhënës së Kuqe iraniahne, të cituar nga Al Jazeera."Derisa, deri më tani, janë sulmuar 131 zona urbane”, sipas deklaratës së saj. Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC, pasdaran) kanë marrë përsipër një valë të re sulmesh me raketa kundër Izraelit. Në një deklaratë të cituar nga televizioni shtetëror iranian, pasdaranët thanë se "në mesin e objektivave ishin edhe kompleksi qeveritar i regjimit sionist në Tel Aviv dhe qendrat ushtarake dhe të sigurisë në Haifa". Në sulm u përdorën raketa balistike Kheibar, shtuan ata. E ndërsa shpërthime të forta janë dëfgjuar në Jeruzalem, Dubai, Abu Dhabi dhe Doha, forcat amerikane dhe izraelite kanë goditur nga ana e tyre aeroportin ndërkombëtar të Karmanshah, në pjesën perëndimore të Iranit. Videot e verifikuara nga kanali televiziv në gjuhën arabe Al Jazeera tregojnë kolona tymi që ngrihen pas ndërtesave pranë aeroportit. Raportime për shpërthime dhe bombardime të rënda kanë ardhur edhe nga zona të tjera të vendit, përfshirë Sanandaj, Bashehr dhe disa vende në jug. Në kryeqytetin Teheran, shpërthime të fuqishme janë dëgjuar që nga mesnata. Presidenti amerikan Donald Trump befasoi sakaq me deklaratën se ayatollahu Ali Khamenei kishte tentuar dy herë ta vriste, por e vrava unë i pari, us hpreh ai, duke iu referuar sipas gazetarit Jonathan Karl, me gjasë atij që shërbimet amerikane të inteligujejncës besojnë se ishte një komploty për vrasjen e republikanit në 2024-tën. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Iran#Qipro#TopChannelNews