У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Kurdët hyjnë në Iran, Jerusalem Post: Qindra vetë kaluan nga kufiri me Irakun! или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Qindra luftëtarë kurdë kanë nisur një ofensivë tokësore në Iran, sipas Jerusalem Post, që pohon aktivizimin e miliceve kurde në zonat pranë kufirit me Irakun. Forcat kurde që operojnë përgjatë kësaj vije kufitare konsiderohen si një nga grupet më të rëndësishme të opozitës së armatosur që përballen me regjimin në Teheran. Sipas burimeve kurde, këto grupe kanë qenë duke u përgatitur ditët e fundit për të marrë pjesë në operacione tokësore në perëndim të Iranit me qëllim që të ushtrojnë presion mbi forcat e sigurisë iraniane dhe ta shpërnfajnë vëmendjen e tyre në disa fronte. Të dielën në mbrëmje, presidenti amerikan Donald Trump kishte zhvilluar një bisedë me drejtues të grupeve paraushtarake kurde të Irakut për të diskutuar situatën në Iran. CNN njoftoi po ashtu më herët se CIA po shqyrtonte plane për të armatosur forcat kurde me synimin për të nxitur një kryengritje popullore, lëvizje kjo e mbështetur në një strategji të qartë e të nisur nga fakti që kurdët kanë përvojë luftarake nga beteja kundër Shtetit Islamik. Nga ana tjetër, ata kanë edhe një histori të gjatë pakënaqësish dhe rebelimi si ndaj Republikës Islamike aktuale, ashtu edhe ndaj monarkisë që e parapriu atë. Kurdët u margjinalizuan dhe u shtypën gjatë sundimit të shahut Mohammad Reza Pahlavi, dhe herë pas here u rebeluan. Gjërat për ta nuk ndryshuan as me revolucionin Islamik të vitit 1979, dhe teokracia e re gjithashtu u përball me kryengritje kurde. Forcat iraniane u përgjigjën duke shkatërruar qytete dhe fshatra kurde gjatë përleshjeve që zgjatën disa muaj dhe që lanë mijëra të vrarë. Kur u pyet për telefonatën dhe për raportimet se Trump kishte kërkuar mbështetje ushtarake për grupet kurde iraniane, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt tha: “Ai foli me liderët kurdë në lidhje me bazën tonë që kemi në veri të Irakut”, por mohoi që Trump të kishte rënë dakord për një plan të caktuar. Ndërkohë, rajoni kurd ka përjetuar një seri sulmesh me dronë dhe raketa nga Irani dhe milicitë irakiane aleate të tij ditët e fundit, duke shënjestruar baza ushtarake amerikane dhe konsullatën amerikane në Irbil, si dhe bazat e grupeve kurde. Këto grupe konsiderohen gjerësisht si fraksioni më i organizuar i opozitës së fragmentuar iraniane dhe besohet se kanë mijëra luftëtarë me përvojë në betejë. Përfshirja e tyre në luftë mund të përbëjë një sfidë të madhe për autoritetet e rrethuara në Teheran, por nga ana tjetër rrezikon të tërheqë edhe më shumë Irakun në konflikt. Pamjet: AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Iran#TopChannelNews