У нас вы можете посмотреть бесплатно Dorëheqje për AKSHI-n?/Rama: Një institucion krenarie për ne, ka kursyer 620 mln euro për shqiptarët или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Rama e cilësoi vitin 2025 si “më të suksesshmin në Shqipëri”, duke theksuar se sukseset nuk u arritën rastësisht, por falë punës së qeverisë së tij. Ai përmendi hapjen e të gjitha kapitujve të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe ngjarjet që tregojnë integrimin e vendit në arenën ndërkombëtare. “Ajo që po bëjmë sot është konferenca e fund vitit, dhe ky vit është viti më i suksesshëm në Shqipëri dhe këtë sukses nuk e solli koha por këtë sukses e solli kjo qeveri. Shqipëria ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave për anëtarësimi në BE. Shqipëria është vendi ku këtë vit që po mbyllim u mblodh tër Evropa politike në Sheshin Skënderbe. Erdhën në një vend të korruptuar mendoni ju? Jo, por nuk mo0rrën opinionin e 700 tenxhereve mediatike kur erdhën. Si mendoni ju KE e fal një vend që do të ishte jo ky që thonë tenxheret por do të ishte 1/10 e tij, kurrë, asnjëherë. Nëse po ndodh sot ky proces është meritë e kësaj force politike”, tha Rama. Kryeministri theksoi edhe rolin e AKSHI-t dhe e-Albania në digjitalizimin e shërbimeve publike. Ai theksoi kursimet dhe eficiencën e sistemit, duke përmendur 620 milion euro të kursyera. Rama premtoi e-Albania 2.0 në shkurt 2026, duke nënvizuar sukseset e arritura në standardet ndërkombëtare. Ai përmendi edhe mbështetjen e shqiptarëve për Partinë Socialiste, duke argumentuar se votuesit, përfshirë shqiptarët jashtë vendit, i shohin qartë rezultatet e qeverisjes dhe nuk ndikohen nga mediat apo sulmet politike. “Ky është një proces i pashmangshëm, i domosdoshëm që ka të gjitha problematikat e veta. Morëm 83 mandate në qershor. Për çfarë dorëheqje? Për AKSH-in? AKSHI është një institucion krenarie për ne. Dhe është një institucion për të qenë krenar sepse kur duhet të shkonit të mbanit radha për çdo lloj letre edhe për një certifikatë, dhe kur ata qe kishit jashtë duhet të vini këtu sepse nuk kishin shans nga e merrnin. 620 miliardë lekë që janë 620 milion euro ka kursyer AKSHI për shqiptarët fal digjitalizimit. 7600 vite pritje në radha, janë 25 mijë rrotullime rreth tokës. Këto ka bërë AKSHI, 33 mln euro kursime për shqiptarët jashtë vendit, është raport ndërkombëtar, janë 75 milionë fletë letre të kursyera, ose 378 kamionë me letër. 3.4 mln shqiptarë janë përdorues të rregullt të e-Albania dhe vetëm në 2025 janë 17 mln shërbime të ofruara, 12 mln dokumente elektronike të gjeneruara. Dikur jepnin lekë për të marrë një certifikatë. Jemi vendi që një nga arsyet pse po ecim aq shpejt me integrimin është AKSHI, kemi krijuar me diellën. Skuadra e AKSHI-it ka një sërë garash të fituara brenda NATO-s dhe BE-së. Në shkurt do dalim me e-Albania 2.0 falë AKSHI-t dhe do ketë shumë gjëra të reja në atë sistem. Prandaj shqiptarët votojnë PS, nuk votojnë as patronazhistët, as bandat, por shqiptarët, prandaj shqiptarët jashtë e votojnë masivisht PS se nuk gdhihen me buzën në tenxheret politike e mediatike dhe nuk flenë me zhurmën e tenxhereve në vesh ata e shohin nga më larg dhe e kuptojnë shumë mirë se çfarë loje bëhet. Në 2029, do llafosemi prapë, të tjerat secili bën punën e vet, shiu ka punën e vet, ne kemi punën tonë. Dhe sa pika shiu ka këtu, secila pikë bën punën e vet. Deri në 2029 me qeverinë e PS me 83 mandate në Kuvend”, theksoi Kryeministri. Redaksia e Lajmeve në Radiotelevizionin Shqiptar, transmeton në mënyrë të balancuar informacionet më të rëndësishme, nga vendi, rajoni e bota. Me një shtrirje thuajse në të gjithë vendin, e mbulimin edhe në zonat më të thella, lajmet e përgatitura, transmetohen në mënyrë dinamike dhe ndryshojnë e përmirësohen, në varësi edhe të evoluimit të ngjarjeve. Edicionet informative janë të përditësuara, gjithëpërfshirëse, si në formë, ashtu edhe në përmbajtje. Subscribe to our YouTube Channel: http://bit.ly/3H0S7oQ Find us at: https://www.rtsh.al/ Follow us on social Follow us and get updates from RTSH on social media: Facebook: / rtshqiptar Instagram: / rtshqiptar Twitter: / rtshqiptar Tik Tok: / rtshqiptar #lajme #RTSH #news