У нас вы можете посмотреть бесплатно Top News - Do hedhë në erë pistat e Grenlandës / Nëse Trump sulmon, Danimarka e ka gati planin или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Danimarka planifikoi të hidhte në erë pistat e Grenlandës nëse Trump do të vendoste të pushtonte territorin, duke dërguar edhe municione në ishull për t'u përgatitur për luftë. Kopenhageni u sigurua që territori autonom danez të furnizohej me eksplozivë dhe rezerva gjaku pasi presidenti amerikan paralajmëroi se do ta merrte Groenlandën “edhe me forcë”. Planet për luftë mes aleatëve të NATO-s tani zbulojnë se sa seriozisht i mori Danimarka kërcënimet e Trumpit. Danimarka dërgoi një “forcë të konsiderueshme” në Grenlandë më 19 janar si pjesë e Operacionit “Arctic Endurance”. Kjo përfshinte edhe rezerva gjaku për të trajtuar të plagosurit, eksplozivë për të hedhur në erë pistat ajrore në ishull dhe municione. U sigurua gjithashtu mbështetja nga aleatët evropianë me trupa që u dërguan për të forcuar mbrojtjen. Në atë kohë, ministria e mbrojtjes e Gjermanisë tha se vendosja e një ekipi zbulimi prej 13 trupash të Bundesëehrit në kryeqytetin e Grenlandës Nuuk, ishte bërë me ftesë të Danimarkës. Aleatët e tjerë të NATO-s, Franca, Suedia, Gjermania dhe Norvegjia, njoftuan gjithashtu se do të vendosnin personel ushtarak si pjesë e Operacionit Arctic Endurance. Ky operacion u paraqit si një stërvitje por ishte në të vërtetë një mision serioz. Ai u pasua nga një forcë kryesore që përfshinte ushtarë danezë nga Regjimenti i Dragoonit, trupa elitare Jægerkorps dhe forca franceze të trajnuara për luftë në zona të ftohta dhe malore. Avionët luftarakë danezë F-35 dhe një anije detare franceze u dërguan gjithashtu drejt Atlantikut të Veriut. Planet për luftë midis aleatëve të NATO-s u ekspozuan nga transmetuesi shtetëror danez DR dhe vijnë pas retorikës së shtuar të Trumpit për marrjen e territorit përmes mjeteve ekonomike ose ushtarake. Presidenti kishte këmbëngulur se "çdo gjë më pak" sesa kontrolli i plotë i SHBA-së mbi Grenlandën ishte "e papranueshme". Ai tha se SHBA duhet ta merrte nën kontroll ishullin strategjik ose përndryshe, "Rusia ose Kina do ta merrnin atë". Pamje:AFP Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#Plani#Danimarka