У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/Gjermani, arrihet kompromis për azilin: Shtohen kthimet, por edhe punësim pas 3 muajsh! или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Partitë në pushtet në Gjermani, CDU/CSU dhe SPD, kanë arritur një kompromis për zbatimin e Sistemit të Përbashkët Evropian të Azilit-GEAS-, me qëllim kufizimin e emigracionit të paligjshëm dhe përshpejtimin e procedurave të azilit.Një nga pikat kryesore të marrëveshjes ka të bëjë me të ashtuquajturat “raste të Dublinit”, apo azilkërkuesit që janë regjistruar ose kanë aplikuar për azil në një vend tjetër të BE-së. Këta persona mund të mbahen deri në tre muaj në qendra të posaçme azili, me qëllim lehtësimin e kthimeve dhe parandalimin e zhdukjes së tyre para deportimit. Vendimi për hapjen e këtyre qendrave u lihet landeve federale dhe kërkon gjithashtu miratimin e Bundesratit, apo dhomës së përfaqësimit të landeve. Masat e reja nuk do të zbatohen në mënyrë të njëjtë për të gjithë. Sipas SPD-së, fëmijët, familjet dhe grupet e cenueshme duhet të mbrohen nga kufizime të panevojshme. Parashihet që të mos ketë ndalim për fëmijët, të sigurohet kujdes shëndetësor i përshtatshëm dhe që familjet, si rregull, të mund të largohen nga qendrat e pritjes pas gjashtë muajsh. Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me tregun e punës. Azilkërkuesit dhe personat e toleruar do të kenë mundësi të punojnë pas tre muajsh qëndrimi, në vend të gjashtë muajve si më parë. Qeveria synon gjithashtu të përmirësojë kujdesin shëndetësor për fëmijët refugjatë, duke ofruar ekzaminime më të gjera gjatë 36 muajve të parë të qëndrimit. Megjithatë, marrëveshja është kritikuar ashpër nga organizatat për të drejtat e njeriut. PRO ASYL paralajmëron se ligji i ri sjell masa më shtrënguese sesa kërkon vetë legjislacioni i BE-së, përfshirë kufizime të lëvizjes dhe ndalime, që sipas kritikëve mund të prekin edhe fëmijët dhe grupet e cënueshme. Reforma e GEAS-it, e miratuar nga BE-ja në vitin 2024, synon ta bëjë sistemin evropian të azilit më efikas dhe të zhvendosë procedurat kryesisht në kufijtë e jashtëm të Unionit. Rregullat e reja pritet të hyjnë në fuqi në të gjitha vendet e BE-së deri në qershor 2026, ndërsa në Gjermani miratimi ligjor mund të ndodhë që në shkurt. Pamje: AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Gjermani#Azili#TopChannelNews