У нас вы можете посмотреть бесплатно Klan News - Rusët hapin front të ri lufte në lindjen e Ukrainës или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Nga një shtëpi e vogël në një fshat të bombarduar rëndë në Ukrainën Lindore, Andrii ose "Tuman", komandon batalionin e tij gjatë gjithë kohës dhe mban nën kontroll sulmet e intensifikuara ruse. Ajo që forcat ukrainase kanë përshkruar prej kohësh në qytetin Bakhmut po ndodh edhe në veri në rajonin e Luhanskut, ku ka më shumë trupa ruse, armë dhe taktika agresive me të cilat Moska shpreson se do të përparojë. Mjekët që i raportuan Tuman përshkruan viktima të shumta në javët e fundit, dëshmi të mëtejshme se lufta e ashpër përgjatë frontit në Ukrainën Lindore dhe Jugore po u sjell të dyja palëve kosto të larta. Tuman, druan se ajo që forcat ruse po përpiqen të bëjnë në Bakhmut për të rrethuar trupat ukrainase, mund të përsëritet, në një shkallë më të madhe, në sektorin e tij. Ai tha se rusët kanë ndryshuar drejtimin e sulmit kohët e fundit, me sa duket me qëllimin për të marrë rrugën për në Lyman - një qytet nën kontrollin e Ukrainës që shtrihet në perëndim të Kreminës. "Ky është drejtimi i dytë kryesor (pas Bakhmutit), shumë interesant për armikun, sepse nëse rusët vijnë në Lyman, atëherë ata do të synojnë të marrin qytetet e tjera, Kramatorsk dhe Sloviansk." Nga qytetet të tjera të vijës së frontit, ukrainasit vijojë evakuimin e civilëve. Për shkak të luftimeve, vetëm disa banorë në ditë mund të evakuohen. Rusia vazhdoi sulmet e pandërprera në Bahmut, duke synuar objektivat civile, ndërsa presidenti Volodymyr Zelensky u zotua se do të vazhdojë ta mbrojë qytetin në rajonin lindor të Donjeckut dhe t'i shkaktojë humbje maksimale armikut. Rusia ndërmori mbi 90 sulme të pasuksesshme përgjatë vijës së frontit në lindje, me fokus në Bahmut. Aleatët perëndimorë të Ukrainës zhvilluan takimin tyre të dhjetë të Grupit të Kontaktit për Ukrainën me fokus forcimin e mbrojtjes ajrore, furnizimet me municion, trajnimet dhe formimin e batalioneve me automjete të blinduara. Takimi u drejtuan online nga sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: / klannews Follow @klannews on Instagram: / tvklannews #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan