У нас вы можете посмотреть бесплатно Top News - Kush do t’i drejtojë trenat/ Shqipëria s’ka as makinistë, as shkolla për ta или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Me kredinë e siguruar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Shqipëria ka nisur punën për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës. Veç kësaj projekte të tjera në këtë sektor të infrastrukturës janë edhe për rinovimin e linjës që të çon drejt Malit të Zi dhe një lidhje hekurudhore të drejtpërdrejt me Kosovën. Por, përveç vështirësive teknike e financiare të realizimit të këtyre projekteve, Shqipëria ka edhe një problem jo edhe aq të vogël. Vendit i mungojnë drejtuesit e trenave, ose njohur në terminologjinë hekurudhore si makinistët. Problemi bëhet edhe më madhor nga mungesa e shkollave profesionale që të ofrojnë trajnime. Për Ministrinë e Infrastrukturës, duke qenë se vendi pothuajse nuk ka fare transport hekurudhor, deri më tani ky s’ka qenë problem. Vetëm këto ditë, ministria ka dalë me një udhëzim, ku përcakton kriteret që duhet të plotësojë si qëndrat e formimit professional të makinistëve, ashtu edhe kandidatët. Sipas udhëzimit “kërkuesi për qendër formimi professional duhet të vërtetojë kompetencën teknike, të ketë staf të certifikuar nga Agjencia Europiane e Hekurudhave, pajisje dhe mjedis të përshtatshëm për trajnim për përgatitjen e makinistëve dhe kërkuesve të tjerë për provimet, për të marrë ose për të mbajtur licenca dhe certifikata. Aktualisht nuk ka asnjë qendër që plotëson këto kritere. Ndërkohë, kandidatët për makinistë duhet të jenë mbi 22 vjeç dhe të kenë përfunduar të paktën arsimin 9-vjeçar. Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#Shqipëria#Trenat