У нас вы можете посмотреть бесплатно Shqipëria drejt BE: 2012, vit vendimtar për statusin kandidat-(2 Janar 2012) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme Arkiva 2012 2012, do të jetë një vit i rëndësishëm për Shqipërinë përsa i takon marrjes së statusit të vendit kandidat në BE. Klima e re politike, ka krijuar shanse reale që ky zhvillim pozitiv të shënohet madje dhe brenda pranverës së këtij viti. Në një fjalim të tij rreth fundvitit 2011 komisionerit për zgjerim Stefan Fule, inkurajoi palët politike të ruajnë këtë frymë konstruktive dialogu duke theksuar se 2012 do të jetë më në fund viti i mundësisë për të krijuar një lidhje të re me BE. Më në fund, falë dhe hyrjes së Opozitës në kuvend, partitë po dialogojnë çfarë domosdoshmërish duhet të përkthehet në plotësimin e 12 rekomandimeve të BE për Shqipërinë. Plani i hartuar nga qeveria shqiptare për adresimin e këtyre rekomandimeve, i është nënshtruar një procedure rishikimi, për të cilën kanë rënë dakord si mazhoranca ashtu dhe Opozita. Në Janar pritet që ky plan I rishikuar të rikthehet sërish në komisionin parlamentar të integrimit, pas një konsultimi po brenda këtij muaji me shoqërinë civile. Është parashikuar që ky plan i rishikuar, t’i dërgohet Komisionit Evropian, strukturave përgjegjëse, rreth fillimit të muajit Shkurt. Prej këtij momenti do të jetë Këshilli Evropian që do të vendosë nëse Shqipëria do të marrë këtë pranverë apo gjatë Tetorit kohë kur shpaloset dhe paketa e zgjerimit,statusin e vendit kandidat. Opozita përmbushi një prej detyrimeve të Brukselit të cilin e vonoi për të paktën 2 vjet, ofrimin e kandidaturës së Avokatit të Popullit që do të testohet këtë vit dhe reagimi i saj në raport me ligjet që kërkojnë një shumicë të cilësuar prej 3/5, të cilat gjithashtu refuzoi t’i votojë për mëse 2 vjet. Por krahas aspekteve të zgjerimit, në këto gjashtë muaj të parë të vitit, BE do të trajtojë disa çështje kyç që lidhen me të ardhmen e unionit. Qeveria daneze e cila ka marrë prej 1 Janarit presidencën e radhës, do të fokusohet në 4 prioritete, që synojnë një Evropë të përgjegjshme, dinamike, me zhvillim jeshil, dhe të sigurt. /tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni n\u00eb faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t\u2019i ndiqni edhe n\u00eb faqen https://tvklan.al/programe/