У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Çfarë është Palestina?/ Konflikti mijëravjeçar. Historia që nis 3 mijë vite më parë или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Konflikti mes hebrenjeve dhe popullësive semite, arabeve e palestinezeve shkon shume thellë në histori. Të dy popujt kanë origjinë të njëjtë, por u ndanë për shkak se hebrenjtë përqafuan fenë e parë monoteiste ndërsa pjesa tjetër e semitëve ishte ende paganë. Nga nje pretendim toke, dhe lufte për burimet ujore të asaj zone gjysmë shketëtirë, konflikti është kthyer në fetar. Në qendër të është Jerusalemi, apo me ngushtësisht një territor prej nje kilometrash katrore ku gjenden, tempulli i Solomonit ndërtuar tre mijë vite më parë. Ende aty janë gjurmët me murin e lotëve. Pas pushtuesve Tempulli u shkatërrua nga babilonasit dhe romakët ndërsa 2 mijë vite më parë, Jerusalemi që kishte qenë vend i shenjtë për hebrenjtë, u bë vendi i shenjtë i fesë së re që po lindte krishtërimit, aty gjendet kisha e kryqezimit. Disa shekuj më pas lindi feja e tretë monotesite, islami. Shtete kalifate ndërtuan mbi këtë tempull, foltoren që me pas do të ishte pas disa ndërtimesh dhe shkatërrimesh nga tërmeti por edhe kryqtarët, të xhamisë Al Aksa, vend i shenjtë i Islamit. Të fundit pushtues që e fortifikuan dhe ndërtuan atje janë turqit osmanë dhe pas ikjes së tyre, e gjithë zona është në status quo që vendosën britanikët pasi nuk mundën ta zgjidhin konfliktin mes popujve që pretendojnë hegjemoninë. Britanikët, pas luftës së parë botërore morrën detyrën nga bashkësia ndërkomnbëtare për të ndërtuar shtëpi kombëtare për hebrenjë. Nga viti 1920 deri në 1940 rritet popullësia e hebreje dhe u rrit edhe dhuna mes dy komuniteteve. Në 1947, OKB votoi që Palestina të ndahet në shtete të ndara hebrenj dhe arabe, dhe Jerusalemi një qytet ndërkombëtar. Ky plan u pranua nga udhëheqësit hebrenj, por u refuzua nga pala arabe dhe nuk u zbatua kurrë. Britanikët ikën pa e zgjidhur problemin dhe në vitin 1948 udhëheqësit hebrenj shpallën krijimin e shtetit të Izraelit shtet që u zgjerua me politikën e vendbanimeve të reja të kundështuar edhe nga organizata ndërkombëtare. Palestinezë kundërshtuan dhe pasoi një luftë. Vendet fqinje arabe sulmuan për ta shuar Izraelin por nuk dolën me sukses duke humbur edhe Jerusalemin që deri në atë moment e kontrollonte Jordania. Qindra mijëra palestinezë u larguan nga shtëpitë e tyre në atë që ata e quajnë Al Nakba, ose “Katastrofa”. Në 1949 Jordania pushtoi Bregun Perëndimor dhe Egjipti pushtoi Gazën. 50 vite më parë Egjipi dhe Sirian sulmuan Izraelin në luftën e Yom Kippur por u mundën, më pas u realizua një traktat paqeje mes Egjipit dhe Izraelit. Jordania dhe Egjipi u tërhoqen nga tokat e pushtuara dhe palestinezët e mbetur vetëm nisën intifadën me lëvizjen Fatah dhe Jaser Arafat. Në 1990 me ndikimin e forcave të mëdha u arrit marrëveshja mes Arafat dhe Icak Rabin dhe Bill klinton dhe zonat e bregut perendimor dhe gazës u njohën si zona ku palestinezët do vetë administroheshin. Por disa vite më pas u krijua Hamas që në vitin 2006 fitoi zgjedhjet në Gaza dhe në 2007 pas dëboi me armë përfaqësuesit e autoritetit palestinez të drejtuar nga Presidenti Abass. Ajo që njihen si Palestinë tani janë dy territore të ndara dhe në mes të tyre është Izraeli. Kjo është harta e një zonë ku të dyja palët luftojnë, arabët për ta zhdukur Izraelin dhe dëbuar hebrenjtë dhe Izraeli për të mbijetuar. Konflikti më i vjetër dhe më të pazgjidhshëm të historinë botërore. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Israel#Palestine#TopChannelNews