У нас вы можете посмотреть бесплатно Arilena Ara në Amerikë, për hir të dashurisë? или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
“Kënga Magjike” është jo vetëm festivali i rrymave të reja muzikore dhe i risive skenike, por gjithashtu është festivali i rikthimeve. Në këtë edicion janë rikthyer jo vetëm kampionë, por edhe këngëtarë të cilët me vite, e dekada i kanë munguar skenës. Nëse përmendet emri i saj, nuk ka se si të mos përmendet suksesi ndërkombëtar i këngës “Nëntori”, kënga pjesëmarrëse e “Kënga Magjike 2016”. Sot pas 8 vitesh Arilena Ara rikthehet më ndryshe se asnjëherë në një duet me kantautorin Pirro Çako, i cili gjithashtu vjen si konkurrent pas 12 vitesh. Kënga e tyre “Zero gradë” është baladë dashurie, e cila flet për një dashuri të humbur, me dëshirën për t’u kthyer, por duke “e ngrirë” kohën dhe rrethanat e jetës. Duke qenë se vetë dueti i dy këngëtarëve të shumë HIT-eve flet për dashurinë, nuk kishte se si të mungonin deklaratat dhe pyetjet që lidhen me dashurinë. Në pentagramin me pyetje, Ardit Gjebrea i drejtoi Arilenës pyetjen: “Për cilin motiv do shpërnguleshe në Amerikë dhe për cilin motiv do ta refuzoje vajtjen në Amerikë?” Duhet theksuar se Arilena Ara nuk është një emër i panjohur për tregun amerikan. Ndër vite ajo udhëton në studio të ndryshme në Amerikë, ku edhe është premtuar një album i saji për tregun amerikan. Duke përforcuar këtë fakt Arilena u përgjigj: “Pa diskutim për projektet që kam lënë atje, për karrierën time.” Por nuk mjaftoi me kaq, Arilena Ara gjithashtu shtoi: “Do shpërngulesha në Amerikë edhe për dashurinë.” Ndër vite Arilena ka qenë pjese e shtypit rozë për raporte sentimentale, por asnjëherë të konfirmuara. Me sa duket në këtë rast, “dashuria” në zemrën e saj nuk është e ngrirë në “zero gradë”, por është aq e madhe sa mund të kalojë oqeanet./tvklan.al #EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/