У нас вы можете посмотреть бесплатно Cilët ishin tre vrasësit e Mehmet Shehut dhe çfarë ndodhi me ta или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
“Cilët ishin tre vrasësit e Mehmet Shehut dhe çfarë ndodhi me ta…” Në këtë rrëfim të gjatë për eliminimin e kryeministrit Mehmet Shehu, kemi arritur në pikën kulmore, kurorëzimin e skenarit ogurzi në natën e 17-18 dhjetorit 35 vite më parë. Ja si kanë rrjedhur ngjarjet: Mbledhja e Byrosë Politike e 17 dhjetorit 1981 për shumicën e anëtarëve të Byrosë ishte thjesht një teatër! “Regjisori” Ramiz Alia kishte kohë që kishte punuar dhe vazhdonte të punonte për të finalizuar skenarin ogurzi. Në zbatim të skenarit Jam dëshmitar okular i asaj se çfarë ndodhte në fakt para kësaj mbledhjeje të Byrosë Politike. Jam i bindur gjithashtu se bashkëkohësve të mi, por përgjithësisht të gjithë ata kryeqytetas që bënin ritualin e shëtitjeve çdo mbrëmje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, se çfarë “pengese” kishin në anën e trotuarit të selisë së Komitetit Qendror të Partisë. Pas Kongresit të Tetë të Partisë, të gjithë shqiptarët ishin të bindur se ish kryeministri Mehmet Shehu kishte një problem madhor me udhëheqjen e lartë të Partisë. Ai gjatë ditëve të Kongresit që zgjati një javë vetëm nxinte dhe sterronte. Ajo nuk komunikoi thuajse asnjëherë me Enver Hoxhën që e kishte në krahë dhe këtë e panë të gjithë, jo vetëm ata që ishin në sallën e Kongresit, por edhe gjithë shqiptarët që e ndiqnin drejtpërdrejt kongresin. Duke qenë natyrë që nuk shtirej, si kur ishte në të mirë, si kur ishte në humor të keq, shqiptarët që ia njihnin mirë karakterin, ishin të bindur se Mehmet Shehu ishte në hall të madh. Në ditët vijuese pas Kongresit të 8-të të Partisë, ndodhi ajo që nuk ishte shfaqur kurrë më parë. Në anën e trotuarit të selisë së Komitetit Qendror të Partisë, duke filluar nga dera kryesore e hyrjes në këtë seli dhe deri në fund, te semaforët, pranë Urës së Lanës, duke filluar nga ora 17.30, Ramiz Alia bënte shëtitje herë me njërin dhe herë me tjetrin anëtar dhe kandidat të Byrosë Politike. Varavigo lartë e poshtë dhe biseda me plot pasion. Njëherë me Kadri Hazbiun, pastaj me Hekuran Isain, pastaj me Simon Stefanin, herën tjetër me Besnik Bekteshin, me Pali Miskën, pastaj me Hajredin Çelikun e kështu me radhë, për afro një orë. Duke patur frikë se në zyra mund të përgjoheshin, sekretet e skenarit dhe “provat” për “shfaqjen” teatrale të 17 dhjetorit 1981, i shtjellonin dhe i bënin aty, në shëtitoren e Bulevardit. Madje aty, në trotuar ishte bërë edhe skenari për të gjetur dhe ekzekutuar “alibinë”, e cila do e shtrinte përdhe ish kryeministrin Mehmet Shehu, për të mos u ngritur më kurrë.